TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2026, 14:48

Takimi me drejtuesit e IRI dhe NDI, Bardhi: Partneriteti me SHBA-në, jetik

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me drejtuesit e IRI dhe NDI, Bardhi: Partneriteti me SHBA-në, jetik
Deputete te opozites ne takime me drejtues te IRI dhe NDI

Një grup deputetësh të opozitës zhvilluan një takim me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) Daniel Tëining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Tamara Cofman Ëittes.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë çështje me interes të përbashkët, shkruan Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale, lidhur me takimin.

Ai shprehet se Shqipëria e ka jetike partneritetin me SHBA dhe mbështetjen për të sjellë standardet europiane në qeverisje.

“IRI dhe NDI kanë ndihmuar ndër vite që Shqipëria të bëjë proges në standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë dhe jam i lumtur të dëgjojë që do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim. Në emër të opozitës i falenderuam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë ndër vite”, shprehet Bardhi.

Takimi me drejtuesit e IRI dhe NDI, Bardhi: Partneriteti me SHBA-në, jetik

pd ndi iri

Lini një Përgjigje