Gjatë seancës plenare pati disa replika mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, apo mes këtyre të fundit dhe ministrit të Shtetit, Toni Gogu.
Ky i fundit ka replikuar me kreun demokrat Sali Berisha, i cili për të ilustruar mënyrën se si mazhoranca po mbron korrupsionin dhe po vepron vetëm si zbatuese urdhrash, solli një shembull nga filozofia, duke cituar mendimin e filozofes gjermane Hannah Arendt.
Gogu duke iu përgjigjur Berishës e akuzoi për keqpërdorim të filozofisë së Hannah Arendt.
“Jemi duke folur për lëndët psikotrope dhe barnat narkotike. Dhe në momentin që ju parashtroni një haluçinacion filozofik, mendoj që ne duhet të themi mbrapsht tek receta.
Do ishte mahnitur vetë Hannah Arendt po të dëgjonte këtë fjalim, sepse në mendjen e saj kurrë nuk pati ligjvënës që miratojnë ligje të cilët çojnë vendin përpara në integrimin europian.
Pati shtetarë të cilët, me pushtetin e tyre absolut, vranë për të mbrojtur pushtetin e tyre.
Këtë kishte në mendje Hannah Arendt: shtetarë që absolutizuan pushtetin dhe vranë për ta mbrojtur pushtetin e tyre. Dhe të dilni juve të flisni për banalitetin e së keqes është, besoj, shembulli më i mahnitshëm i banalitetit të përgjegjshmërisë.
Dhe të keni edhe një kolege e cila ju del në mbrojtje do të thotë që ai një minutëshi i mbylljes së mikrofonit, për të mos dëgjuar më haluçinacione politike dhe filozofike në mes të Europës, është një kumt për të gjithë ata njerëz të cilët presin që opozita të bëjë punën e saj dhe ta çojmë këtë vend përpara, së bashku t’i bashkohet shumicës dhe të anëtarësohemi brenda afatit që kemi marrë përsipër”, u shpreh Gogu.
Lini një Përgjigje