Partia Demokratike është pjesë e Komisionit për Reformën Territoriale. Kështu u shpreh kreu demokrat, Sali Berisha, në një reagim për mediat, ndërsa është krijuar një konfuzion lidhur me qëndrimin e demokratëve, nëse do të jetë ose jo pjesë e këtij komisioni. Gjithçka ka lindur pasi vetë demokratët dhe Berisha, pas protestës së 24 janarit, deklaruar se do të mbyllin çdo bashkëpunim me Edi Ramën, ndërsa referuar reformës territoriale kanë pohuar se do e diskutojnë me qytetarët.
Por në deklaratën e fundit, Berisha i konsideroi këto si gënjeshtra të Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së.
Z.Berisha, nëse u kuptova drejt, në artikulimin tuaj thatë se çdo veprim është i paralizuar, duke përfshirë edhe mospjesëmarrjen në komisionin e reformës territoriale?
Sali Berisha: Thashë parlamenti është i paralizuar. Asgjë nuk mund të kemi ne në rend dite përveçse grushtin e shtetit që po kryen Edi Rama për të mbrojtur veten e tij.
Në rend dite ka një vendim për ndryshimin e përbërjes së komisionit....
Sali Berisha: Të bëjnë ç’të duan. Ne jemi në komision. Duan të na përjashtojnë fare? Le ta bëjnë.
Zoti Berisha, po ju nuk po shkoni në komision? Keni munguar në tre mbledhje...
Sali Berisha: Kush të tha? Në asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë që të gjitha manipulime të Edi Ramës sepse do të spostojë, por ne jemi të përqendruar tek grushti i tij i shtetit. Është i pashpresë. Çfarë do të bëjë, ai do përfundojë me Lubinë, në krah të saj, aty ku e ka vendin.
Pra, ju jeni në komision?
Sali Berisha: Jemi, si nuk jemi. Kush tha që nuk jemi? Ne kemi qenë dhe jemi. Nuk ka asnjë diskutim. Besoni ju gënjeshtrat e Taos? E patë ju kush ishte Tao, ia lexova aty para jush. Si mund t’i besoni ju atij?
Kriminel, ik.