TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2024, 13:07

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Boçi: Dëshmi e nervozizmit të Ramës dhe veglave të tij

Shkruar nga Pamfleti

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Boçi: Dëshmi e nervozizmit

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë, ku avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht nga 3 persona ende të paidentifikuar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Boçi thekson se dhunimi i avokat i ish-kryeministrit Berisha, dëshmon nervozizmin e regjimit të Ramës dhe veglave të tij.

Ai tha se kjo ngjarje dëshmon bashkëpunimin e Ramës me banditët për të goditur çdo opozitë, qoftë atë juridike.

“Goditja me leva i avokatit Mëngjesi, dëshmon qartazi nervozizmin e regjimit të Ramës e veglave të tij, përballë rritjes së zemërimit qytetar e rritjes së forcës së opozitës, si dhe konfirmon bashkëpunimin e tij me çdo bandit të vogël apo të madh për të goditur çdo opozitë përfshi dhe atë juridike.

Avokati Mëngjesi është mbrojtës jo thjesht i Berishës, por dhe i të vërtetave të opozitës përballë një sistemi drejtësie që po dëshmohet çdo ditë si aparat politik i regjimit. Ky akt është kumbim alarmi i gjendjes së drejtësisë dhe politikës në Shqipëri. Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare. Kushdo që ka dashur të dërgojë ndonjë mesazh do të marrë përgjigje të shpejtë politike dhe jo vetëm”, deklaron Boçi.

Lini një Përgjigje