Kryeministri thmboi PD-në kur tha se me votën pro-rezolutës, opozita pranoi në mënyrë indirekte se nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE-në…
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të thumbojë opozitën parlamentare, por edhe të shprehet se është ndjerë i befasuar nga qëndrimi i saj, për të bashkuar votat me mazhorancën, sa i takon miratimit në Kuvend të rezolutës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në podcastin “Flasim”, Kryeministri tha se opozita me qëndrimin e fundit në Parlament iu bashkua mazhorancës, edhe pse kjo ishte hera e parë, që sipas tij, opozitarët e drejtuar nga Sali Berisha, votuan njësoj me deputetët socialistë sa i takon integrimit në BE.
Por edhe për këtë qëndrim të opozitës, Edi Rama e ka një përgjigje, dhe sipas tij ka të bëjë me faktin se më në fund Partia Demokratike ka kuptuar se procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian nuk mund të ndalet.
Pavarësisht befasive, ironizimeve dhe thumbimeve, Rama ka bërë një apel, që për çështjet e integrimit, politika shqiptare duhet të ketë një qëndrim të unifikuar dhe të mbështesë procesin.
Në komentin e tij, Rama tha se me votën pro-rezolutës, opozita pranoi në mënyrë indirekte se nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE-në. Gjithashtu Kryeministri paralajmëroi se së shpejti Shqipëria do të marrë një lajm të ri të mirë lidhur me procesin e integrimit europian të vendit.
"Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave.
Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur", tha Rama.
Tre ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 114 vota pro dhe 1 abstenim rezolutën për Integrimin në Bashkimin Europian.
Dokumenti e cilëson integrimin evropian objektiv strategjik kombëtar dhe parashikon forcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e negociatave, mbikëqyrjen e reformave dhe kontrollin ndaj ekzekutivit.
Në rezolutë Kuvendi i Shqipërisë Rithekson se përparimi në procesin e anëtarësimit duhet të matet mbi bazën e meritës, standardeve demokratike dhe arritjeve të verifikueshme, me qëllim që Shqipëria të ecë me hapa të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu një tjetër pikë është forcimi i kontrollit parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, të intensifikojë ritmin e reformës zgjedhore në zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, për garantimin e zgjedhjeve të lira e të barabarta.
Mazhoranca, po ashtu, angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Të dyja palët angazhohen për forcimin e dialogut politik, thuhet në rezolutë. /Pamfleti/
Edhe sondazhi tregoi se 68 % e njerzve besojne se as Rama dhe as Berisha nuk jane te interesuar seriozisht per integrimin. Keshtu si jane, e ndjejne veten te lire per te vjedhur, si ai qeni agresiv i pa lidhur me zinxhir.
Do i shtoja % me Shume….!!
Sa me shpejt ta fusin te ikin njerezit te jeteojne te lire ...mos te punejne skllever per kta kriminel hajdute ,
Kete qe duan keta qener Koli,te ikim ne edhe keta e kane gratis gjithcka,se vendi me skllever do mbushet i sigurte te jeshe.
Ore shoku Koli: Mos e ke gabim qe ju ben thirrje njerzve te ikin? Po keta ate duan, qe shqiptaret te ikin dhe te vijne indiane, palestineze etj, sepse me ta vjedhin edhe me te qete..Nuk ka kushtetute te Shqiperise apo ligje per tu zbatuar ndaj tyre. Ligjet po shkelen masivisht me shqiptaret dhe ndaj shqiptareve ,,,, Prandaj njerzit te qendrojne ketu, te kthehen edhe ata qe kane ikur, te marrin situaten ne dore, pronat e grabitura dhe gjithcka te tyre, ne menyre qe ne Shqiperi te vendoset ligji dhe demokracia e jo hajdutokracia ekstreme!!!!!!