TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2026, 15:05

PD në Lezhë zgjedh sot Kryesinë e re, 33 emra në garë për drejtimin e degës

Shkruar nga Pamfleti

PD në Lezhë zgjedh sot Kryesinë e re, 33 emra në garë

Partia Demokratike në Lezhë zhvillon sot zgjedhjet për Kryesinë e re të degës lokale, ku në garë janë 33 kandidatë.

Votimi po mbahet në ambientet e zyrës së PD-së në Lezhë dhe do të vijojë nga ora 14:00 deri në orën 19:00.

Në proces janë përfshirë strukturat drejtuese të partisë në nivel lokal, përfshirë kryetarët dhe sekretarët e seksioneve e grupseksioneve, anëtarët e kryesisë aktuale, drejtues departamentesh dhe përfaqësuesit në Këshillin Bashkiak.

Sipas organizatorëve, fillimisht të drejtën e votës do ta ushtrojnë përfaqësuesit e 19 grupseksioneve, ndërsa më pas procesi do të zgjerohet edhe me kategoritë e tjera të përcaktuara në statut.

Në përfundim të votimit pritet të shpallet përbërja e re e Kryesisë së degës së PD-së në Lezhë, në një proces që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.

partia demokratike lezhe kryesi

1 Komente

  1. L
    Leka

    Mark LLeshi - mashtruesi me i madhi qe ka Lezhe. Vajmedet ne cfare gjendje ka shkuar ky vend. ne dore te kut ka ra. Ptu - fare e keqe.

    Lini një Përgjigje