Kreu i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme në një komunikim me qytetarët është pyetur se pse opozita nuk e publikon dosjen e hetimeve të SPAK për Ergys Agasin dhe Belinda Ballukut.
Sa i përket dosjes së Agasit ai tha se PD nuk e disponon, ndërsa për atë të Ballukut renditi një sërë arsyesh pse demokratet nuk e bejne publike atë.
Sipas tij, deputetët e opozitës dhe mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve, kanë firmosur para prokurorëve të SPAK një akt për të mbrojtur sekretin hetimor dhe për këtë arsye janë të ndaluar ta publikimet ne media.
“Anëtarët e Komisionit të Mandateve të Partisë Demokratike dhe partisë tjetër kanë firmosur para prokurorëve një deklaratë, në të cilën janë zotuar se do të mbajnë sekretin dhe për këtë arsye, e respektoj. Duhet respektuar”, tha ai, ndërsa shtoi se në dosjen e Ballukut ka edhe dëshmitarë të penduar.
Sipas kreut të PD-së, dosja ka dëshmitar të penduar dhe do ishte një tradhti ndaj Kushtetutës, ligjit dhe funksionimit të shtetit ligjor nëse ata do i publikonin detajet nga herimet e SPAK.
"Anëtarët e Komisionit të Mandateve të Partisë Demokratike dhe partisë tjetër kanë firmosur para prokurorëve një deklaratë, në të cilën janë zotuar se do të mbajnë sekretin dhe, për këtë arsye, e respektoj. Duhet respektuar. Më çudit se këta, nga një anë, kërkojnë të respektojmë kërkesat e drejtësisë dhe, nga ana tjetër, të hedhim poshtë kërkesat e tyre.
Pra, aty ka dëshmitarë të penduar dhe nuk mund të nxjerrim kurrë një dëshmitar të penduar. Sepse do të ishte një tradhti ndaj Kushtetutës, ligjit dhe funksionimit të shtetit ligjor. Unë besoj se edhe ju jeni dakord me mua se kjo dosje, për këtë arsye, nuk mund të dalë. Ka dëshmitarë të penduar.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje