TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2026, 11:10

Flamur Noka sulmon Grida Dumën: Je bërë si lavatriçe korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti
Flamur Noka sulmon Grida Dumën: Je bërë si lavatriçe
Sekretari i Përgjithshëm i Partia Demokratike, Flamur Noka dhe Grida Duma

Pas përplasjeve me ish deputetin Ervin Salianji për garën e kreut të PD, Sekretari i Përgjithshëm i Partia Demokratike, Flamur Noka ka sulmuar ish-kolegen e tij, Grida Duma.

Grida, tashmë në rolin e moderatores zhvilloi pak ditë më parë një intervistë me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, gjë që duket se nuk i ka pëlqyer Flamur Nokës.

Në statusin e tij, Noka e cilëson Grida Dumën si “lavatriçe korrupsioni”.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj në intervistën e saj të parë pas procedimit nga ana e SPAK-ut, deklaroi se nuk është marrë me procesin administrativ të procesit të prokurimit gjatë kohë që drejtonte këtë institucion.

Ajo deklaroi se këtë proces ja kishte deleguar ish-zëvendësit të saj, Daniel Shima, i cili u denoncua i zhdukur për disa orë nga familjarët e tij, për tu kthyer më pas në shtëpi dhe duke thënë në polici se është larguar vetë.

Karçanaj theksoi se Shima ka qenë përgjegjës për të gjithë procesin administrativ të procesit të prokurimit dhe se ja kishte deleguar atij autoritetin kontraktor.

“Daniel Shima ka qenë përgjegjës për të gjithë procesin administrativ të procesit të prokurimit. Unë kam qenë e përqendruar të plotësohet procedura teknologjike për tu bërë AKSHI, ky që është sot.Unë personalisht nuk jam marrë me këtë proces, por jam përkushtuar për të ndjekur me kujdes këtë proces që të bëhet brenda rregullave.

Në një periudhë unë e kam deleguar autoritetin kontraktor te Daniel Shima dhe gjatë kësaj periudhe nuk kam pasur komunikim në lidhje me këtë procedurë.", tha ajo në Top Story.

grida duma flamur noka

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Ja deri ku shkoj puna, populli u be dele dhe Flamuris Nokasit tashme jane skizofren! Edhe Flamuris Nokas na flitka "kunder" korrupsionit. Kur populli

    Lini një Përgjigje