TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2026, 21:32

“PS duhet të jetë e hapur”, Braçe: Jemi kthyer në një mur që vendosen vetëm njoftime

Shkruar nga Pamfleti

“PS duhet të jetë e hapur”, Braçe: Jemi kthyer

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, deklaroi se PS duhet të funksionojë si një parti e hapur, ku dialogu dhe debati të jenë pjesë e pandashme e jetës politike të saj.

Ai theksoi se proceset demokratike të nisura në vitin 2005 nuk ekzistojnë më sot në parti. Deputeti socialist kujtoi se në atë periudhë ishte vendosur që anëtarët dhe simpatizantët të kishin rol aktiv në përzgjedhjen e drejtuesve dhe në përcaktimin e kursit politik të partisë.

Në përfundim, ai theksoi se dialogu dhe debati i brendshëm janë të domosdoshëm për të shmangur keqkuptimet apo tensionet brenda Partisë Socialiste.

Ajo që unë kam kërkuar është jo një qokë, apo për të më caktuar apo njoftuar edhe mua si kandidat për bashkinë e Tiranës. Sepse kam kërkuar një proces që unë mendoj se duhet të përthithë të gjithë energjinë e socialistëve të Tiranës dhe cilido tjetër. Këto procese ku energjizim quhen dy-anëtarësime, unë nuk mendoj që energjizon PS. Në 2005 e kemi thënë qartë që partia duhet të jetë e hapur, ku anëtarët e saj simpatizantët zgjedhin me votë njerëzit dhe rrugën që partia duhet të ndjekë.

Procese që ne i kemi nisur shumë mirë në 2005 nuk janë më. Gjatë këtyre dy muajve e kam thënë, përse kërkoja këtë proces, sepse janë procese që mungojnë, jemi kthyer në një mur që vendosen njoftime qoftë për individë qoftë edhe për politikë. Por duhet të jetë e kundërta, duhet të jetë proces i hapur. Dialogu e debati në PS që shmang edhe çdo keqkuptim apo siç është thënë çdolloj procesi rebelimi brenda PS. I dobishëm është dialogu”, tha ai në një intervistë në “Kjo Javë” në News24.

braçe ps

Lini një Përgjigje