TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2026, 19:15

“Shqetësuese ku po shkon BE-ja”, Rama kritika europianëve: Mos e drejtoni gishtin vetëm nga Trumpi

Shkruar nga Pamfleti
“Shqetësuese ku po shkon BE-ja”, Rama kritika europianëve:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë në Estoni u ndal te situata e Europës në rrjedhën e re gjeopolitike që po formësohet nga zhvillimet e fundit.

Rama kritikoi europianët duhet thënë se duhet të ndalojnë së fajësuar dhe duke drejtuar gishtin te SHBA dhe Trump dhe të rivlerësojnë veten për një përgjigje ndaj situatës së re.

“Duke folur për NATO 3.0 fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, na çon në një tjetër pikë që meriton vëmendje, se legjitimiteti politiko minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa, në vend të fajësojmë, të rrekemi të vlerësojmë pozicionin tonë. Duke drejtuar gishtin drejt SHBA dhe Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim, të kuptojmë se konteksti sigurisht ka ndryshuar, cila do jetë përgjigja reale. Nuk mendoj se duhet të jetë vetëm në mbishpenzime dhe të mos trajtojmë problemet strukturore. Kur vjen fjala te e gjithë mënyra që duhet të veprojmë, nuk jemi më ashtu siç dukemi kur shihemi si një shumë aritmetike e PBB-ve tona. Do e mbyll për habinë tuaj me një pyetje. Që mendoj se Europa duhet ta bëjë vetes”, tha Rama.

rama be trump kritika

1 Komente

  1. k
    k

    Drejton shtetin me te korruptuar ne bote ,pas haitit,dhe jep leksione Europës ? Vetëm një idiot mund ta bëjë.

    Lini një Përgjigje