
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Forumin për Sigurinë në Estoni, ku foli për sfidat me të cilat përballet Europa dhe aleanca transatlantike në kushtet e reja gjeopolitike. Në fjalën e tij, Rama theksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj NATO-s dhe Perëndimit, duke deklaruar se shqiptarët janë talebanë pro perëndimorë.
Rama u ndal te rreziqet që, sipas tij, mund të vijnë nga fragmentarizmi burokratik dhe mënyra se si Europa po përballet me sfidat e sigurisë. Ai paralajmëroi se Europa duhet të bëjë një rivlerësim të qartë të prioriteteve të sigurisë dhe ekonomisë, duke theksuar se rritja e barrës së mbrojtjes mund të krijojë çekuilibra afatgjatë për kontinentin.
“Shqiptarët janë talebanë pro perëndimore, jemi me aleancën transatlantike deri në fund. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq një paralele, të bëj pikënisje ish Bashkimin Sovjetik. Kur vjen fjala si gjërat perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo sepse Europa mund të bëhet Bashkim Sovjetik, por a mundet Europa në kushte të caktuara, të lejojë imperativat e mbrojtjes, për të krijuar mungesë afagjatë ekuilibri.
Do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë sfidat ekonomike. Më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Na duhet të bëjmë vlerësim të mirëfilltë. Konteksti ka ndryshuar. Jemi shumë vende, së bashku jemi ekonomi e madhe. Do ta mbyll me një pyetje, që mendoj, Europa duhet t’ia bëjë vetes, sa mund të shpenzojë një civilizim për të mbrojtur veten”, tha ai.
Cirrjua masken ketyre uropianeve tamam si enveri ne Moske Me mbledhjen e 81 partive komuniste, kot nuk je Lider global
Shqiptaret nuk jane talebane, shqipfolesat ndoshta. Na myti hutlleku I madh.