TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2026, 14:38

Balla nxjerr foton e Bashës nga avioni: Kishte problem matematikë por nuk bëhej kurrë pishman!

Shkruar nga Pamfleti
Balla nxjerr foton e Bashës nga avioni: Kishte problem matematikë por
Ish kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ndodhet në avion. 

Balla nuk e kursen ironitë për Bashën, duke risjellë në kujtesë disa nga lapsuset e ish-kreut të selisë blu, mes të cilave edhe problemet me matematikën.

“Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkruan Balla në postim.

Lulzim Basha nuk është aktualisht aktiv në politikë, pasi dështoi të rizgjidhej deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.  

Ndërkohë Balla dje ka mbyllur një pakt me kreun e PD të grupit parlamentar, Gaz Bardhi  që solli bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e rezolutës për integrimin europian, e cila u votua me 114 vota pro në Kuvend.

Këtë e ka konfirmaur edhe deputetja Milva Ekonomi, duke mos përjashtuar komunikimet mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit në prag të votimit.

"Unë nuk përjashtoj që dy kryetarët e grupeve të bëjnë telefonata me njëri-tjetrin, sepse ky është një proces i vazhdueshëm. Kryetarët e grupeve komunikojnë edhe në mënyrë të hapur, por komunikojnë edhe për çështje pune, sikurse komunikojnë edhe në Byro, edhe në Konferencën e Kryetarëve, kështu që përgatitja e mbledhjes së Kuvendit është padyshim një moment ku janë të rëndësishme të gjitha ngjarjet që ndodhin dhe, siç e thamë në krye të herës, ky është një moment shumë i rëndësishëm. Rezoluta që bën Kuvendi i Shqipërisë për procesin e integrimit, për raportin e KE-së, është padyshim një moment i rëndësishëm, kështu që mënyra se si zgjidhet e organizohet puna, janë të gjitha të hapura." ,tha deputetja.

balla nxjerr foton e bashës nga avioni

1 Komente

  1. A
    Anri

    Tao shif hallin tend .Basha fluturimet i ka Uashington,Bruksel Londër.

    Lini një Përgjigje