Kryeministri Edi Rama ndodhet në Estoni për Konferencën Lennart Meri 2026, një forum ndërkombëtar për sigurinë dhe politikën e jashtme. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin estonez, Rama përdori tone informale dhe batuta.
“Ju solla diellin nga Shqipëria”, tha Rama në nisje të fjalës së tij, ndërsa e përshkroi Talinin si “një laborator që rishkruhet çdo ditë”.
Rama tha se Shqipëria kërkon të mësojë nga Estonia në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, duke e cilësuar vendin baltik “markë globale” në inovacion.
Kryeministri u ndal edhe te arsimi, duke deklaruar se Shqipëria kërkon bashkëpunim për të dërguar studentë dhe profesionistë që të trajnohen në Estoni.
Në fund të deklaratës, Rama bëri edhe një koment politik për Rusinë. “Nuk kemi simpati për Putinin në Tiranë, do të ndjeheni si në shtëpi”, tha ai.
“Ju solla diellin nga Shqipëria. Dua të shpreh mirënjohjen pasi më lejohet më së fundi të vizitoj këtë qytetet që e kam imagjinuar si një laborator që shkruhet ccdo ditë. Dua t’u them estonezëve që kemi admirim të plotë për ta pasi nuk kanë vendosur të jetpojnë në një muze por në të ardhmen. Shqipëria e vogël ka nevojë për shembuj të tillë. Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe dua të them që u befasova që kishit kaq ushqim të mirë këtu, diçka që nuk e prisja.
Me ju kërkojmë bashkëpunim dhe udhërrëfimin, dhe na thatë se njerëzit tanë janë të mirëpritur të vijën e të mësojnë nga ju sidomos ën sistemin arsimor. Për t’u dhënë fëmijëve instrumentet që të çojnë vend para. Duam që rruga jonë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtë inovacion që e ka bërë Estoninë markë globale. Edhe ne synojmë të ecim para me inteligjencën artificiale. Me zor pres t’ua prezantoj ministren tonë. Nuk kemi simpati për Putinin në Tiranë, do të ndjeheni si në shtëpi", u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje