TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 22:09

"E more vesh për non gratën, Berishë frikacaku?", Alesia Balliu: PD mbahet peng me gënjeshtra

Shkruar nga Pamfleti
"E more vesh për non gratën, Berishë frikacaku?",
Alesia Balliu

Juristja Alesia Balliu ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratës së ambasadorit britanik në Tiranë, Nicholas Abbott, lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balliu, e cila synonte të kandidonte për kryetare të PD-së por u përjashtua nga gara, iu referua deklaratës së ambasadorit britanik se shpallja “non grata” ndaj Berishës nuk është politike, por ligjore.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Berishës, ajo i kërkoi që të mos mashtrojë më demokratët me pretendimet se sanksionet ndërkombëtare do të hiqen.

Ambasadori britanik foli qartë: ‘non grata’ e Sali Berishës nuk është politike, por ligjore. Je shpallur i korruptuar, Berishë. Prandaj boll mashtruat demokratët me përralla se do të hiqet sot, nesër apo pasnesër”, shkruan Balliu.

Ajo akuzoi gjithashtu Berishën dhe rrethin e tij se prej vitesh kanë mbajtur peng një pjesë të Partisë Demokratike përmes propagandës dhe gënjeshtrave, me qëllim ruajtjen e pushtetit dhe interesave personale.

Postimi i plotë

E morre vesh për “non gratën”, Berishë frikacaku?

Ambasadori britanik foli qartë: “non grata” e Sali Berishës nuk është politike, por ligjore. Je shpallur i korruptuar, Berishë. Prandaj boll mashtruat demokratët me përralla se do të hiqet sot, nesër apo pasnesër.

Për vite me radhë, një pjesë e PD-së është mbajtur peng me gënjeshtra, thashetheme dhe propagandë, vetëm që Berisha dhe rrethi i tij të ruajnë pushtetin, influencën dhe pasurinë. Ndërkohë demokratët humbin kohë, energji dhe opozita mbetet pa të ardhme.

Berisha pasurohet, demokratët varfërohen!

Demokratët e kanë kuptuar tashmë: halli i Berishës nuk është halli i tyre.

alesia balliu

Lini një Përgjigje