TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 21:29

"Nuk isha dakord", Duka: Gabimi i opozitës që “i fali pushtetin” Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk isha dakord", Duka: Gabimi i opozitës që “i fali
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka folur mbi vendimet politike të opozitës në vitet e fundit, duke pranuar se dalja nga Parlamenti ishte një gabim që, sipas tij, i dha avantazh mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama.

Duka u shpreh se personalisht nuk ka qenë dakord me bojkotin parlamentar, ndërsa theksoi se ky vendim ndikoi drejtpërdrejt në forcimin e pushtetit të socialistëve.

Sipas tij, nëse jeta politike do të kishte vijuar normalisht dhe opozita do të kishte qëndruar në institucionet demokratike, do të kishte ndodhur një rotacion natyral i pushtetit pas tetë vitesh qeverisjeje.

“Unë nuk kam qenë dakord me daljen nga Parlamenti. Të them një gjë të sigurt? Nëse do vijonte jeta normale politike pas 8 vitesh do kishte riciklim pushteti. Ata dhe ne ja falën pushtetin, edhe unë bashkë. Reforma territoriale, dalja nga Parlamenti, ishin gabime”, u shpreh Duka në emisionin “Kjo Javë”.

agron duka

4 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk ishte largim por urdher nga Beogradi qe te shkaterrohet qe ne themel shteti Shqiptar. Ka qene nje shprehje e vjeter, 'ka Celua edhe bicak'. Merrni bicakun e Celos e do e shihni se si do kercejne malinaken zarbot e Beogradit. Ne se demokracine e kethyen ne dhjerokraci vetem bicaku i Celos i sheshon punet.

    1. I
      Ilirian

      Duka thote : rotacion natyral i pushtetit pas tetë vitesh qeverisjeje. O bagetia, po nuk dhe alternativ te besueshme rotacioni nuk ndodh as pas 16 vitesh..... Zgjohu...

      Lini një Përgjigje