
Evi Kokalari ka depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kundër PD, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Në kërkesën e saj, Kokalari kërkon që Gjykata të pezullojë menjëherësh të gjitha veprimet e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), si dhe të çdo organi tjetër të PD-së që lidhen me organizimin, administrimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor për Kryetarin e Partisë.
Kjo përfshin çdo vendimmarrje që cenon parimin e konkurrimit të lirë dhe të shanseve të barabarta, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.Po ashtu, ajo kërkon pezullimin e efektit juridik të çdo vendimmarrjeje të marrë nga KOKOE apo organet e tjera të partisë në kuadër të këtij procesi, duke përfshirë shpalljen, miratimin apo administrimin e kandidatëve për Kryetar.
Kërkesa shtrihet edhe në pezullimin e zhvillimit të të gjithë procesit zgjedhor, duke përfshirë përgatitjen e procedurave, organizimin e strukturave zgjedhore, mbajtjen e votimit të datës 23 maj 2026, si dhe shpalljen apo certifikimin e rezultatit.
Në fund, Kokalari kërkon pezullimin e prodhimit të çdo pasoje juridike që rrjedh nga veprimet dhe vendimmarrjet e këtij procesi, deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata, në mënyrë që të mos legjitimohet apo konsolidohet procesi zgjedhor në kushtet aktuale.
Kjo nismë ligjore vjen pasi KOKOE skualifikoi Kokalarin dhe disa kandidatë të tjerë si Mereme Sela, duke lënë Sali Berishën si të vetmin kandidat të miratuar.
"Në zbatim të neneve 202 e vijues te Kodit të Procedures Civile, kërkojmë nga e nderueshme qe, pas shqyrtimit te kesaj kerkese, te miratoje masen e sigurimit të padisë duke vendosur:
a. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar: Pezullimin e menjëhershëm të të gjitha veprimeve të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), si dhe të çdo organi tjetër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, që lidhen me organizimin, administrimin dhe zhvillimin e procesit për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë, përfshirë çdo vendimmarrje që cenon parimin e konkurrimit të lirë dhe të shanseve të barabarta, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë. Pezullimin e efektit juridik të çdo vendimmarrjeje të marrë nga KOKOE apo nga organet e tjera të Partisë në kuadër të këtij procesi zgjedhor, përfshirë, por pa u kufizuar, në shpalljen, miratimin apo administrimin kandidatëve për Kryetar të Partisë. e listës së
Pezullimin e zhvillimit të procesit zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, përfshirë: përgatitjen dhe administrimin e procedurave zgjedhore; organizimin e strukturave dhe akteve të nevojshme për zhvillimin e votimit; mbajtjen e votimit të planifikuar për datën 23.05.2026; shpalljen, miratimin apo certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Pezullimin e prodhimit të çdo pasoje juridike që rrjedh nga veprimet dhe vendimmarrjet e ndërmarra në kuadër të këtij procesi zgjedhor, deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata, duke përfshirë çdo akt që synon legjitimimin ose konsolidimin e procesit zgjedhor në kushtet aktuale", thuhej në padinë e Kokalarit.
Ky punon per serbin e kjo per lobin grek ne USA cdo dale nga ky gatim?