Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, por shprehu skepticizëm për zbatimin në praktikë të rezolutës së miratuar në Kuvend.
Vokshi tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj e konsiderojnë anëtarësimin në BE si rrugën e vetme për të ardhmen e vendit.
“PD dhe forcat politike aleate janë, kanë qenë dhe vijojnë të mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne besojmë fuqimisht që procesi i anëtarësimit duhet të bazohet në meritë dhe reforma të vërteta”, u shpreh ajo.
Megjithatë, deputetja demokrate tha se mbetet skeptike nëse qeveria do të zbatojë çdo pikë të rezolutës, pavarësisht se e cilësoi miratimin e saj si një hap pozitiv.
Sipas Vokshit, reflektimi i mazhorancës ka ardhur si rezultat i presionit të opozitës dhe vërejtjeve të partnerëve ndërkombëtarë.
"PD dhe forcat politike aleate janë, kanë qenë dhe vijojnë të mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sot ritheksuam edhe njëherë rrugën e vetme të mundshme për të ardhmen e vendit. Ne besojmë fuqimisht që është në interesin më të mirë, në interes të qytetarëve europianë, që procesi i anëtarësimit të bazohet në meritë dhe reforma të vërteta.
Pavarësisht miratimit të kësaj rezolute, personalisht jam skeptike, sepse pavarësisht se është një hap pozitiv dhe mazhoranca ka reflektuar nga tërheqja e vërejtjeve të ndërkombëtarëve apo rezistenca që ka bërë opozita, kam skepticizëm nëse do të zbatohet në çdo pikë të saj",- shtoi ajo.
Lini një Përgjigje