TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 14:40

“Po t’u hap dosja ty, merr erë gjithë Shqipëria”, Manja 'shpërthen' ndaj Berishës në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
“Po t’u hap dosja ty, merr erë gjithë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit akuzave të Sali Berishës, i cili pretendoi se kryetari i Komisionit të Ligjeve “merr në Peshkopi Belinda Ballukun se ajo ka dosjen e tij”.

Manja ironizoi kreun e Partisë Demokratike, duke deklaruar se Berisha ndjek axhendën e tij politike, ndërsa shtoi se ai vetë e ndjek Berishën vetëm “si pasqyrë” për të mos u bërë si ai në politikë.

“Sali, sot më dhe një provë që ti e ndjek axhendën time politike dhe jam i bindur që më ndjek edhe tani”, tha Manja në Kuvend.

Gjithashtu, ministri i sugjeruar Berishës të “çlirojë mendjen dhe shpirtin nga dosja”, ndërsa paralajmëroi se hapja e dosjes së tij do të kishte pasoja të mëdha politike dhe publike.

“Po të hapet dosja jote, merr erë tërë Shqipëria!”, deklaroi Manja nga foltorja e Kuvendit.

Ai iu referua edhe shpalljes “non grata” të Berishës, duke thënë se kjo ishte “kapaku” i dosjes së tij politike.

“Ia ke vënë kapakun asaj dosjeje me titullin akademik ‘non grata’”, u shpreh ministri.

Manja shtoi se askush nuk merr me vete “dosje, baltë apo shpifje”, ndërsa thkesoi se a i vetë është “i lirë në mendje dhe shpirt”.

Ministri ironizoi sërish Berishën, duke ofruar edhe “ndihmë” nëse do t’i duhej dosja “rrugës”.

“Nëse ty të duhet dosja për ta marrë me vete, kujdes mos humb ndonjë letër e të duhet rrugës, e po t’u desh ndihmë, do të të ndihmoj që të shkosh me dosje tamam”, tha Manja.

“Sali, sot më dhe një provë që ti e ndjek axhendën time politike dhe jam i bindur që më ndjek edhe tani! Më vjen mirë që më ndjek, Sali, më vjen mirë që më ndjek në aktivitetet e mia politike se dhe unë të ndjek si pasqyrë, por e ndjekim njëri-tjetrin për qëllime të ndryshme. Unë të ndjek si pasqyrë për të parë veten që të mos jem në politikë si ti. Kam një sugjerim miqësor. Sali, çliroje mendjen dhe shpirtin nga dosja sepse dosja jote është kaq e madhe a çfarëdo që shton aty, nuk ndryshon kurrgjë. Ia ke vënë kapakun asaj dosjeje me titullin akademik non grata dhe kur s’ka bërë fajde as ky, ti nuk ke për të reflektuar më.

Po të hapet dosja jote, merr erë tërë Shqipëria! Atje ku do të shkojmë të gjithë me radhë, siç e ka shkruar Zoti, po të perifrazoj një shprehje nga zona e Tropojës: në këtë dynja, cullak kemi ardhur e cullak do të ikim! Nuk do të marrim as dosje, as baltë, as shpifje, as intriga, do të na pranojnë siç jemi. Atje do të shkojmë para Shën Pjetrit dhe do të japim llogari. Unë s’kam merak të madh të marr ndonjë dosje me vete, fare sepse jam gati që kur të shkoj atje, të jap llogari, jam i lirë në mendje e në shpirt. Nëse ty të duhet dosja për ta marrë me vete, kujdes mos humb ndonjë letër e të duhet rrugës, e po t’u desh ndihmë, do të të ndihmoj që të shkosh me dosje tamam”, tha Manja në Kuvend.

Deklaratat e ministrit sollën tensione dhe reagime në sallën e Kuvendit, duke e kthyer debatin politik në një përplasje të ashpër personale mes mazhorancës dhe opozitës.

ulsi manja berisha seance kuvend

1 Komente

  1. A
    ALBANISTANI

    Kush e ka ne dore ta hapi Dosjen e Sali QENIT, se u lodhem. Prej kohesh qe po merreni me kete qelbanik te VICIDOLLIT dhe nuk po shohim te ndodhe asgje. O SKAPI, sic ju referohej Berishovici dhe me sa duket se kishte te drejte, kur do i jepni pergjigje, te pakten per rrespekt, familjeve te viktimave te 21.Dhjetorit, Haklajve, e shume te tjereve.

    Lini një Përgjigje