Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, mbajti një fjalim në Kuvend ku hodhi akuza ndaj qeverisë për korrupsion, varfëri dhe mungesë të standardeve europiane në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj, ajo iu drejtua ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, duke e quajtur “pastori”, ndërsa deklaroi se stabiliteti ekonomik që promovon mazhoranca nuk pasqyron realitetin me të cilin përballen qytetarët shqiptarë.
Topalli theksoi se Partia Demokratike ka qenë forca politike që, sipas saj, ka orientuar Shqipërinë drejt Perëndimit, Bashkimit Europian dhe NATO-s. Ajo u shpreh se integrimi europian nuk duhet të trajtohet si një slogan politik, por si një proces që kërkon transformim të thellë të shtetit dhe shoqërisë.
Sipas saj, Europa përfaqëson standarde drejtësie, lirie dhe barazie para ligjit, ndërsa shtoi se korrupsioni dhe pastrimi i parave po pengojnë rrugën europiane të vendit.
“A e dini pse pastori flet për kapitale dhe stabilizim ekonomik? Sepse varfëria është e qetë dhe nuk bën zhurmë. Dhe pastori e bën me mjeshtëri këtë. Nuk mund të rri pa thënë se PD ka qen promotori kryeso ri integrimit të vendit në institucionet e BE. Ka qenë PD që ka bërë lidhjen e fatit me perëndimin, me BE dhe me NATO-n të këtij vendi. Integrimi në BE nuk është slogan, por transformim i thellë i shoqërisë dhe shtetit. Askush nuk mund të ndërtojë një demokraci euripiane kur vendi noton në korrupsion. Larja e parave bëhet me shkelje syri nga pushteti. Eruopa nuk është kurrë destinacion demokratik, por standard drejtësie dhe lirie para ligjit. Shqipëria jonë sot jeton një dramë të thellë sociale dhe morale zoti Pastor. Shumica e njerëzve jetojnë me pasiguri. Luksi ekstrem dhe varfëria ekstreme jetojnë paralele me njëra-tjetrën.”, tha Topalli.
Lini një Përgjigje