TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 12:08

“Jeni për plaçkitje, jo për integrim”/ Berisha: Rama i damkosur në Bruksel si korruptor

Shkruar nga Pamfleti
“Jeni për plaçkitje, jo për integrim”/ Berisha:
Sali Berisha

Nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërsa theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE, mbetet ylli polar për Partinë Demokratike, Berisha u shpreh se ky proces është e ardhmja më e mirë për qytetarët shqiptarë.

Duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu demokrat tha se “në dallim nga ju, këtë proces në interesin vërtet jetik të qytetarëve shqiptarë, e marrim si një proces të bazuar në meritë dhe performancë”.

“Kurse ju e merrni dhe ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime, në manipulime, në censurë, në fshehje të të vërtetave. Ky është dallimi më esencial që ekziston midis nesh dhe jush.

E vërteta, lufta në Ukrainë, siç i thonë asaj fjalës, se jo çdo e keqe vjen për një të keqe, lufta në Ukrainë krijoi në Bruksel dhe kancelaritë evropiane mendimin se Ballkani Perëndimor, duhet me një proces intensiv të integrohet në BE.

Në këtë kontekst, kjo ishte një gjë shumë pozitive. Dhe kjo jo falë standardeve apo punës së këtyre vendeve, por para së gjithash kriterit gjeopolitik.

PD ka deklaruar në atë kohë se Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit gjeopolitik, por ne mbështesim qoftë dhe vetëm bazuar në këtë kriter, integrimin e Shqipërisë në BE.

Mirëpo, çfarë ndodhi?

Ndodhi që gradualisht ju faktuat të gjitha ato që ne kishim thënë për ju.

Faktuat me vepra konkrete se ju jeni jo për integrimin, por për plaçkitjen, pasurimin e paligjshëm të shqiptarëve. Dhe, sot shqiptarët duhet ta dinë se ky 5-mujor ka qenë 5-mujori i interesit maksimal, i debateve më intensive në Bruksel për Shqipërinë.

Tre misione faktmbledhëse dërgoi Brukseli në Shqipëri, që të gjitha për shkak të mashtrimeve, bëmave dhe gjëmave tuaj.

Erdhën të vërtetonin në Shqipëri gjëra të pabesueshme që i dëgjonin dhe konkluduan Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, të cilin ju e censuruat gjer sot me mediat tuaja, i cili u thotë shqiptarëve dhe Evropës se zgjedhjet e 11 majit ishin zgjedhje në të cilat institucionet e shtetit u shkrinë me strukturat partiake.

Qesharakë, nuk bëni zgjedhje, riktheni kohërat e monizimit, e partisë shtet. Damkoseni në këtë mënyrë.

Po në Bruksel, ju u damkosët siç jeni, korruptorë”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat sërish i pyeti deputetët e PS se çfarë po ndodh në Bruksel, ndërsa aludoi se atyre po ua fshehin zhvillimet.

"Ç’po ndodh në Bruksel se ua fshehin?

Që nga fundi i shkurtit gjer sot, raporti për ato që quhen standardet e ndërmjetme, IBAR, ai raport nuk kalon, përkundrazi plotësohet, plotësohet, shtohet.

Unë nuk di se çfarë diskutohet atje, se nuk jemi, por konferenca ndërqeveritare e parashikuar me datën 20 prill, u shty, nuk u bë.

Jo, nuk shkoni sot.

Se ç’ka aty, unë nuk them, nuk mund të flas në emër të IBAR, por di që është diskutuar nja 6-7 herë dhe plotësohet gjithnjë e më shumë.

Di që jeni bërë famozë për moszbatimin... ja urdhëro, ky është armik i integrimit.

Olta Xhaçka ulet këtu, parlamenti e mban në parlament hajduten, grabitësen e pronave.

Raporti thotë duhet të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kush i shkel ato? Jeni ju.

Pra, jeni ju pengesa kryesore e shqiptarëve në integrim.

Raporti thotë të anulohen amendimet për ligjin e investimeve strategjike.

Ju vazhdoni me to", tha ai.

berisha rama kuvendi

Lini një Përgjigje