TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 11:24

Pandeli Majko akuza kryeministrit maqedonas: Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, tani do mendim për gjuhën shqipe

Shkruar nga Pamfleti
Pandeli Majko akuza kryeministrit maqedonas: Shteti që ndërroi emrin
Pandeli Majko akuza kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski

Ish kryeministri dhe ish deputeti Pandeli Majko përmes një reagimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Protesta do të mbahet me 18 maj në Shkup, e cila nis në orën 16:30.

Majko theksoi se studentët po kërkojnë një të drejtë themelore, përdorimin e gjuhës shqipe në provime, duke e cilësuar absurde që studimet të zhvillohen në shqip, ndërsa provimet të jepen në maqedonisht.

“Studentët shqiptarë kërkojnë  të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!”, shkruan Majko.

Majko kritikon edhe kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski për konsultimin me Komisionin e Venecias lidhur me çështjen e gjuhës shqipe.

“Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se cfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!”, thekson Majko.

Sipas Majkos, protesta e studentëve përfaqëson më shumë se një revoltë studentore, duke e konsideruar atë një betejë për të ardhmen dhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit! Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.  Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!”, përfundon Majko.

pandeli majko akuza kryeministrit maqedonas protesta për gjuhën shqipe

1 Komente

  1. A
    Anastas

    Pandeli Majko dhe protestat në Maqedoninë e Veriut Maqedonia e Veriut është shtet unitar, i menduar si i pandashëm. Historia na mëson se shtetet e tilla nuk ngrihen mbi përçarje, por mbi homogjenizim: një gjuhë, një fe, një identitet kombëtar. Lufta për liri nga Perandoria Osmane ishte edhe luftë fetare, sepse pushtuesi përdori fenë për të ndarë njerëzit e së njëjtës racë, duke privilegjuar muslimanët dhe duke mjeruar të krishterët. Fuqitë e Mëdha nuk ndërtuan “miniturqi”, por shtete të krishtera të frymëzuara nga antikiteti. Maqedonia u krijua me simbolikën e Filipit dhe Aleksandrit të Madh, që bashkoi popuj pa racizëm e pa grabitje, duke synuar paqen. Sot, Maqedonia rrezikon regres duke zgjedhur stagnacionin si krenari. Popujt nuk zgjedhin stagnacionin, por elemente motivimi që prodhojnë paqe. Le të mos harrojmë: Pandeli Majko ka mbajtur fjalime në konferencat Free Iran, duke mbështetur një opozitë të cilësuar terroriste. Ky precedent e lidh me nxitjen e konflikteve fetare dhe destabilitetit. Pyetja mbetet e hapur: Çfarë kërkon Majko me protesta – paqe apo destabilitet? Europa nuk ndërton shtete islamike; historia ndërton mekanizma bashkimi, jo thirrje përçarjeje.

    Lini një Përgjigje