TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 10:55

“E quajte Skënderbe dhe të flaku”, Spiropali ‘sherr’ me Berishën: Çliro opozitën, je garantuesi i këtij sistemi

Shkruar nga Pamfleti
“E quajte Skënderbe dhe të flaku”, Spiropali
Berisha-Rama

Në seancën e sotme në Kuvendi, pati një përplasje mes kreut të PD, Sali Berisha dhe deputetes socialiste, Elisa Spiropali.

Punimet e Kuvendit këtë të enjte janë shoqëruar me replika dhe tensione mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali.

Debati nisi pasi Berisha iu drejtua Spiropalit me tone ironike, duke rikthyer në vëmendje deklarata të mëparshme të kryeministrit Edi Rama ndaj saj dhe largimin nga posti që mbante.

“Çfarë jeni ju, a më kuptoni, shpellë mafie? Si ka mundësi që të quan ‘Skënderbe’ dhe të flakë? Cila është arsyeja?”, deklaroi Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Pas deklaratës së kreut të PD-së, Elisa Spiropali reagoi menjëherë, duke e akuzuar Berishën për kontradikta politike dhe për rolin që ka luajtur në sistemin që sot kritikon.

“Sali, je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit”, tha Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Deputetja socialiste vijoi më tej me kritika ndaj liderit demokrat, duke deklaruar se qytetarët nuk i besojnë më retorikës së tij politike. Ajo shtoi se Berisha duet të largohet në mënyrë që të çlirohet opozita dhe PD-ja.

“Kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat ‘doktor’ mund të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e thellë e të qenurit edhe denoncues, edhe garantues, nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe u jep të drejtën qytetarëve të mos të besojnë”, u shpreh Spiropali.

Përplasja mes tyre solli tensione në sallë, ndërsa seanca vijoi më pas me debate të tjera mes mazhorancës dhe opozitës.

Debati mes tyre:

Sali Berisha: Raporti IBAR nuk u miratua. Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj. Pse ua fshini qytetarëve raportin ju? E keni mbushur fund e krye me mashtrime. Ju kërkoni që të flisni për një raport që qytetarët nuk e dinë. Si të pranoni ju zoti Kryetar, dhe nuk dinë qytetarët se çfarë është thënë? Çfarë jeni ju? Peng mafie? Ajo e quan pallosh i gjatë, dhe ai ça nuk bën, e mbron. Ti e quan Skënderbe, ai të flak (i drejtohet Spiropalit).

Elisa Spiropali: Je denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin opozitën dhe partinë mund të flasim këtu dhe terma do të të ngjisin edhe më shumë. Por kontradikta e të qenit denoncues dhe garantues i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë.

 

rama berisha spiropali

2 Komente

  1. L
    LIRIA

    O Plera MADHESHTORE E SHQIPERISE, eshte shume e thjeshte, do bej nje krahasim te thjeshte, ndermjet dy koheve. 1. ne periudhen tende, SHKATERROVE nga themelet gjithecka, Industrine, Bujqesine, Infrastrukturen, Ushtrine, Policine, ndoshta kishe te drejte, sepse ti doje te experimentoje, modelin VICIDOLLIEN, por te deshtoj mor plere.Si rezultat, ti je pergjegjes per migrimin e Shqipeve, si perfundim , solle vetem Imoralitet e korrupsion.Politika, eshte se fundit, ne interes te qytetareve. Te kujtohet si ishte rendi ne kohen tende, Shqiptaret bejne diferencen. Ne kohen e Socialisteve{dua te theksoj , mor PLERE, se jam Demokrat } sigurisht ka probleme, por nga Qeverisja jote ka dallim si nata me diten. Mos mendo se duke imituar NOCKEN e VOKSHIN,do ja dalesh, se shpejti do hyshe ne PLERAT E HISTORISE SHQIPETARE, SEPSE JE KAMPIONI I TRADHETISE, MERITON VENDIN E 1 ABSOLUTISHT.

    1. T
      Tony

      Mos i fol bythes mor djale, se bytha po bythe mbetet vete te dhjese di.

    Lini një Përgjigje