Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në seancën e sotme në Kuvend ka folur me tone të larta për raportin vjetor të integrimit të bërë nga Parlamentit Europian.
Berisha kërkoi leximin e plotë të raportit në seancën pleanre, duke akuzuar mazhorancën se po mashtron qytetarët.
“Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ju paraqisni një raport që s’guxoni ta lexoni, dhe vendosni në mënyrë anti-kushtetuese që raporti mos lexohet, që qytetarët mos njihen me mashtrimet tuaja. Kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti. Raporti është fund e krye mashtrime, e burokraci. Sa u përket performances të gjitha janë trillime. Raporti duhet të lexohet këtu dhe mbi bazën e raportit të lexuar të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezuluta. Si ka mundësi të diskutojmë për një raport që ju ua fshini qytetarëve. Sepse e keni mbushur me mashtrime. Të dashur qytetarë e kanë mbushur fund e krye me mashtrime, nuk guxojnë t’i dalin për zot raportit”, tha Berisha.
Ndërkohë kreu i Kuvendit Niko Peleshi sqaroi procedurën parlamentare, duke theksuar se dokumenti nuk lexohet në seancë plenare.
“Raporti lexohet në komisionet parlamentare, këtu votohet rezoluta.”, tha ai.
Lini një Përgjigje