TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 07:34

Britania 'shuplakë' opozitës: Vendi ka nevojë për alternativë, jo vetëm të bllokojë nismat

Shkruar nga Pamfleti
Britania 'shuplakë' opozitës: Vendi ka nevojë për
Ambasadori i Brianisë së Madhe, Nicholas Abbott

Ambasadori i Brianisë së Madhe, Nicholas Abbott ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për një opozitë më konstruktive dhe më të angazhuar me alternativat politike, duke thënë se aktualisht sheh vetëm qasje bllokuese që, sipas tij, dominon shpesh debatin opozitar në vend.

Ambasadori britanik tha se opozita nuk duhet ta shohë rolin e saj vetëm si pengesë ndaj qeverisë, por si një forcë që ofron zgjidhje dhe alternativa konkrete.

“Ne mund të japim argumentin që opozita në Parlament dhe partitë opozitare kanë një rol kyç për të luajtur dhe në sistemin tonë ne flasim pikërisht për opozitën besnike, sepse është një opozitë që duhet të jetë aty për të sfiduar qeverinë, për të sfiduar politikat e saj dhe për të sfiduar edhe propozimet e qeverisë, shpesh duke ofruar edhe opsione të tjera. Mendoj se sfida këtu shpeshherë është që opozita beson që roli i saj është vetëm të bllokojë dhe kjo nuk ndihmon, nuk është konstruktive”, u shpreh Abbott në një intervistë për “Off The Record".

Ambasadori britanik theksoi më tej se konkurrenca politike funksionon vetëm kur qytetarëve u ofrohen alternativa reale.

“Shqipëria ka nevojë për një opozitë që është e gatshme të angazhohet për problemet, që të jetë e gatshme të sigurojë që mund të ofrojë alternativa. Sepse kjo në fund të fundit është konkurrenca politike”, deklaroi ai.

Abbott zbuloi gjithashtu se ka zgjedhur të fokusohet më shumë tek deputetët e rinj, pasi, sipas tij, aty sheh potencialin dhe të ardhmen e politikës shqiptare. 

vendi ka nevojë për alternativë

Lini një Përgjigje