Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë dhe batutat për të komentuar disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, gjatë një interviste për “Koha Jonë” me Nikoll Lesin.
I pyetur për figura të ndryshme të medias, Rama dha përgjigje të shkurtra, por me nota therëse. Për Blendi Fevziun përdori termin “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipin e cilësoi “muhabetqar”. Për Mero Bazen tha vetëm një fjalë: “sqepar”.
Kur u ndal te Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama u shpreh se “janë dy gjëra të ndryshme”, ndërsa shtoi me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.
Për Arjan Çanin, kryeministri përdori epitetin “thashethemeqar”, ndërsa për Andi Bushatin fillimisht shprehu vlerësim për gazetarinë e tij, përpara se të ironizonte: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.
Edhe Frrok Çupi dhe Baton Haxhiu morën nga një përkufizim të shkurtër: “Mirditor” dhe “Kosovar”.
Një nga deklaratat më thumbuese ishte ajo për Çim Pekën. Rama tha se, po të ishte në kohën e vjetër të gazetës “Koha Jonë”, “do ishte një nga ata të makinës së bardhë”, për të shtuar më tej me ironi: “Do e mbanin për shofer”.
Intervista për Nikoll Lesin
Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh; më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.
-Blendi Fevziu me 10 sekonda
Kryeministri Edi Rama: Udhëtar
Ylli Rakipi.
Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar
-Mero Baze
Kryeministri Edi Rama: Sqepar
-Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.
Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.
-Që do të thotë?
Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.
-Nga të doli kushërirë mo?
Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete
-Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.
Kryeministri Edi Rama: Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.
-E kuptova. Arjan Çani.
Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.
-Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’
Kryeministri Edi Rama: Po po, atë nuk e diskutoj fare.
Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë. Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave...
Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s'ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t'i bëjmë atij?
-Frrok Çupi.
Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?
-Po Bushatin e the pak a shumë.
Kryeministri Edi Rama: Telendar.
- Frrok Çupi se edhe dy emra keni.
Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.
-Anila Basha.
Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin... Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’
Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua, e respektoj.
-Baton Haxhiu.
Kryeministri Edi Rama: Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.
-Baton Haxhiu
Kryeministri Edi Rama: Kosovar
-Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.
Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?
-Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.
Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë...
-Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të lartë ...
Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.
-Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë
Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.
E ferkojne liderin keta! Kenaqet populli nga klliqet qe ndjerr nga goja, lideri yne!