TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2026, 21:45

Përjashtimi nga PD, Salianji nis lëvizjet kundër Berishës: Nesër dorëzoj shkresën në seli!

Shkruar nga Pamfleti
Përjashtimi nga PD, Salianji nis lëvizjet kundër Berishës:
Salianji-Berisha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish pas përjashtimit të tij nga gara për drejtimin e PD-së, në të cilin ai synonte të kandidonte përballë Sali Berishës në zgjedhjet e 23 majit.

Sipas qëndrimit zyrtar të selisë blu, Salianji nuk rezulton më pjesë e anëtarësisë së partisë, çka sipas rregullave statutore e përjashton automatikisht nga kandidimi. Ndërkohë, Sali Berisha ka deklaruar më herët se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike për shkak të shkeljes së “vijës së kuqe”.

Në reagimin e tij sot, Salianji deklaroi se do t’i drejtohet zyrtarisht Partisë Demokratike për të kërkuar informacion mbi procedurat dhe vendimmarrjen që çuan në përjashtimin e tij, ndërsa kjo lëvizje shihet si një hap i ri kundër Sali Berishës.

“Nesër do të depozitoj shkresë në parti dhe do të kërkoj kush është vendimi i përjashtimit, cilat janë arsyet dhe kur është marrë kjo vendimmarrje”, tha Salianji për "Report Tv".

Ish-deputeti e cilësoi lëvizjen e tij si një aksion politik brenda Partisë Demokratike dhe theksoi rëndësinë e debatit publik dhe demokracisë së brendshme në parti.

“Takimi me njerëz është një prej formave të rëndësishme për të zhvilluar politikë, proces debatit publik dhe paraqitjes së alternativave. Edhe ngritja e zërit për një demokraci të brendshme, shkelja e rregullave statutore dhe mosmbajtje premtimesh të Sali Berishës gjatë mandatit 4-vjeçar në krye të PD”, u shpreh Salianji.

Ai akuzoi gjithashtu Berishën për kontroll të plotë mbi procesin zgjedhor brenda partisë, duke pretenduar se gara nuk është reale.

“A keni parë garë që një kandidati përjashton kandidatët e tjerë, më përjashton mua, cakton komisionin vetë, cakton listat vetë, del te selia vetë, i përdor burimet financiare vetë”, tha Salianji.

Sipas tij, përgjegjësia për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 bie mbi Sali Berishën dhe mënyrën si është drejtuar partia.

“Kush i bëri listat, kush e bëri programin”, bën pyetjen retorike ish-deputeti.

Salianji shtoi gjithashtu se është shqetësuese që kryetari i PD-së nuk arrin të mbledhë më shumë mbështetje në takime sesa një ish-deputet i partisë, ndërsa theksoi se Berisha është i padëshirueshëm për pjesën më të madhe të demokratëve.

salianji berisha pd

Lini një Përgjigje