TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2026, 21:22

“Kush më sfidon, më do”/ Rama “zbut” konfliktin në PS: Braçe kështu është, Elisa tolerohet nëse nuk prek vijën e kuqe

Shkruar nga Pamfleti
“Kush më sfidon, më do”/ Rama “zbut”
Spiropali-Rama-Braçe

Kryeministri komenton kritikat e Braçes dhe Spiropalit, duke shtuar dyshimet se mund të kemi një lojë me regji brenda PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë mbi debatet brenda Partisë Socialiste.

Erion Braçe ka shfaqur ambicien për Bashkinë e Tiranës dhe ka shtuar kritikat ndaj qeverisë, ndërkohë Elisa Spiropali ka qenë edhe më agresive. Në dy mbledhje grupi ka pasur përplasje direkte me Ramën dhe ky i fundit madje ka kërcënuar me përjashtim.

Rama sot ka folur në podkastin e Nikoll Lesit për të dy zërat kritikë. Për Braçen, Rama tha se ai atë natyrë ka dhe nuk ka asgjë të re.

Unë di që Braçja ka qenë dhe do mbetet ky që është. Nuk mendoj se ka një gjë të re, ai ashtu ka qenë, ashtu do të jetë dhe ashtu duhet të jetë. Ai është ekzaktësisht vetvetja. Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Ashtu është ai. Kush përpiqet ta imitojë bën gabim”, tha Rama.

Më pas ai u pyet për Spiropalin, e cila e sfidoi pas paralajmërimeve për përjashtim. Në një status në rrjetet sociale ajo reagoi gjatë duke i vënë në pah rezervat. Por Rama duket se nuk ka plan të ndërmarrë asnjë masë. Sipas tij, dikush që ka kontribut të madh në parti duhet toleruar. Gjithmonë nëse nuk prek vijën e kuqe.

Do përjashtohet Elisa? Kush thotë hajde këtu më vrit, e thotë ngaqë të do. Nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin vijën e kuqe. Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë. E treta pastaj e ndan...”, tha Rama. 

Deklaratat e Ramës duhen parë në dy aspekte: Ose Kryeministri nuk i konsideron lëvizjet e Braçes dhe Spiropalit; ose kemi të bëjmë me një lojë me regji.

“Pamfleti” e hodhi pak kohë më parë tezën e fundit, pasi ka dyshime se e gjitha është lojë.

Edi Rama mbetet politikani i vetëm në Shqipëri që vepron me një plan të qartë dhe të detajuar në kohë, duke mos i lënë zhvillimet në dorë të kaosit, edhe kur duket në fund të ciklit të tij politik. Përkundrazi, çdo hap duket i kalkuluar.

Shembull është edhe mënyra si veproi me prishjet në Tiranë, për të prerë çdo lidhje jashtë oborrit të tij, veçanërisht me grupin e Erion Veliajt. Në këtë mënyrë, ai rrëzoi edhe imazhin e kryebashkiakut të Tiranës, i cili kishte fituar tre mandate radhazi, duke e zbehur ndjeshëm figurën e tij.

Nuk është aspak çudi që e gjithë kjo të jetë një plan i kalkuluar për të krijuar një “rilindje demokratike” brenda PS-së, ku figura të pakënaqura do të përplasen mes tyre, ndërsa në fund “populli socialist” do të kërkojë me ngulm vazhdimin e qëndrimit të liderit. /Pamfleti

rama brace spiropali

Lini një Përgjigje