TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2026, 22:38

Salianji zbulon farsën e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së: Do votojnë 10 mijë, në letra do dali 54 mijë!

Shkruar nga Pamfleti
Salianji zbulon farsën e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së: Do
Ish-deputeti, Ervin Salianji

Ish-deputeti, Ervin Salianji ka deklaruar se në zgjedhjet e PD-së për kryetar nuk do të marrin pjesë më shumë se 10 mijë anëtarë.

Ai më tej u shpreh i gatshëm të vendoste dhe një bast se duke sfiduar në një bast se në letra do të shfaqet një rritje e fryrë e numrave me 300%. Më tej, Salianji krahasoi dy deklaratat kontradiktore të Berishës lidhur me numrin e kandidatëve dhe ndershmërinë e garës brenda PD.

“Nuk do të votojnë më shumë se 10 mijë anëtarë. Në deklaratën e Sali Berishës, nëse herën e kaluar kanë qenë 44 mijë anëtarë, do të jenë 54 mijë. Në realitet nuk ka për të kaluar më shumë se 10 mijë anëtarë. Po e vë bast me ju. Po qe se nuk e kanë rritur në letra me 300% numrin real, kemi një test tjetër. Kur u bë gara me 1 kandidat në 2019, doli para dhe tha që ‘kushdo që thotë që gara me 1 kandidat është e ndershme, e mbuloftë turpi i historisë!’ Tani thotë ‘gara me 1 kandidat është demokratike!’”, tha Salianji, në “Repolitix” në Report Tv.

salianji pd

Lini një Përgjigje