Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një interviste për “Koha Jonë” , foli ndër të tjera dhe për median.
Rama tha se ka dëgjuar shumë gazetarë apo njerëz publike, që flasin për “regjim”. Sipas tij, në Shqipëri nuk ekziston asnjë lloj regjimi.
“Shumë nga gazetarët e vjetër duan regjimin, sepse vetëm kështu mund të kritikojnë ashpër. Janë mësuar kështu se u mësuan me atë, që ishte dikur regjim. Janë rast psikologjik, sepse sot nuk ka asnjë regjim. Të më thuhet mua një gjë që nuk është thënë për dikë që është në pushtet. Thuhen gjëra të qëna dhe të paqëna”, tha Rama.
I pyetur për figura të ndryshme të medias, Rama dha përgjigje të shkurtra, por me nota therëse. Për Blendi Fevziun përdori termin “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipin e cilësoi “muhabetqar”. Për Mero Bazen tha një fjalë: “sqepar”.
Kur u ndal te Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama u shpreh se “janë dy gjëra të ndryshme”, ndërsa shtoi me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.
Për Arjan Çanin, kryeministri përdori epitetin “thashethemeqar”, ndërsa për Andi Bushatin fillimisht shprehu vlerësim për gazetarinë e tij, përpara se të ironizonte: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.
Edhe Frrok Çupi dhe Baton Haxhiu morën nga një përkufizim të shkurtër: “Mirditor” dhe “Kosovar”.
Një nga deklaratat më thumbuese ishte ajo për Çim Pekën duke përdorur ironinë dhe shpotitë ndaj tij, që u kundërshtua fort nga drejtuesi i emisionit.
Lini një Përgjigje