Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, nga foltorja e Kuvendit kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama në seancat parlamentare.
Ajo kritikoi mungesën e kreut të qeverisë në Kuvend, duke theksuar se ai mungon edhe në raste kur zhvillohen mocione me debat apo interpelanca.
“Kryeministri nuk është një influencer. Të gjithë kryeministrat e mëparshëm kanë qenë në Kuvend. Pse nuk vjen kryeministri kur ka një mocion? Një interpelancë? Pse nuk vjen kur nuk ka një diskutim? Kërkojmë përgjigje zoti kryetar.”, tha ajo.
Lini një Përgjigje