TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 10:57

Pr/rezoluta për integrimin, Bardhi akuza Ramës: Kryeministër karton, vetëm dy herë ka ardhur në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Pr/rezoluta për integrimin, Bardhi akuza Ramës: Kryeministër
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi llogari në Kuvend për mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë seancës ku pritet të diskutohet projektrezoluta për integrimin europian.

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi tha se një proces me rëndësi strategjike si integrimi në Bashkimin Europian nuk mund të trajtohet pa praninë e kryeministrit, i cili sipas tij ka detyrimin kushtetues të japë llogari para deputetëve.

Ai theksoi se Shqipëria ka edhe një ministër shteti përgjegjës për negociatat me Bashkimin Europian, por sipas tij mungesa e Ramës në një debat të tillë mbetet e pajustifikueshme.

Bardhi akuzoi më tej kreun e qeverisë se paraqitet shumë rrallë në Kuvend, duke e quajtur atë “kryeministër karton”.

“Raportimi i Këshillit të Ministrave për integrimin është pjesë e llogaridhënies që qeveria jep në Kuvend. është kryeministri që sipas Kushtetutës, përfaqëson Këshillin e Ministrave. Duhet të ishte kryeministri në seancë që të informonte Kuvendin. Aq më tepër, që kemi një ministër shteti përgjegjës për negociatat me BE. Secili përgjigjet sipas përgjegjësive që ka përpara Kuvendit të Shqipërisë. Nuk mund të ndodhë që të diskutojmë për një proces që e kemi quajtur prioritet strategjik mbarëkombëtar dhe nuk kemi kryeministrin prezent. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që kryeministri të vijë në Kuvend vetëm 2 herë për të votuar. Është kryeministër karton. Vjen vetëm kur duhet numri përkatës për votat në Kuvend”, tha Bardhi.

 

Lini një Përgjigje