Ulsi Manja iu përgjigj me ironi kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare, pasi ky i fundit kishte përdorur më herët etiketimin “miko” ndaj tij.
Ministri i Drejtësisë mori fjalën pas afro dy orësh diskutimesh për draft-rezolutën e integrimit në Bashkimin Europian, por e nisi reagimin duke iu referuar debatit të mëparshëm në sallë dhe akuzave të Sali Berishës për takimin me Belinda Ballukun në Peshkopi.
“Zoti Kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’ju përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të të kërkoja dhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke”, tha Manja.
Ai vijoi më tej me kritika ndaj mënyrës si ishte drejtuar seanca, duke theksuar se ndjesa publike ka më shumë vlerë sesa ironia politike.
“Preferove që në vend të ndjesës publike time, të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kërkoj që fuqia e ndjesës edhe pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në raport me kolegët në këtë sallë”, deklaroi Manja.
Ministri shtoi gjithashtu se e njeh rregulloren e Kuvendit, duke lënë të kuptohet se reagimi i tij ishte në përputhje me procedurat parlamentare.
Por replika nuk mbeti pa përgjigje nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, i cili iu kundërpërgjigj deputetit socialist me një tjetër koment ironik.
“Mua nuk më lejohet të përgjigjem, sipas rregullores së Kuvendit, por fjalët tuaja do t’i studioj, mund të ndryshoj opinion, por jo sjellje”, tha Peleshi.
Përplasja verbale mes dy socialistëve tërhoqi vëmendjen e seancës plenare, duke lënë në plan të dytë diskutimet për draft-rezolutën e integrimit europian.
kjo ndodh kur felliqesira si manja behen kuvendare e ministra, arnaut bastard