TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 15:48

“Qeveria po fsheh të vërtetën për integrimin në BE”, Boçi: Do të votojmë projekt-rezolutën, mesazh për Brukselin!

Shkruar nga Pamfleti
“Qeveria po fsheh të vërtetën për integrimin në
Luçiano Boçi

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi u shpreh kritik ndaj qeverisë, duke deklaruar se arsimi në vend ndodhet në “nivele mjerane” dhe se Shqipëria nuk përmbush standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, raportet e qeverisë nuk pasqyrojnë realitetin dhe përdoren për qëllime politike.

“Në raport me arsimin jemi në nivele mjerane, nuk përmbushim asnjë kusht. BE kërkon që kërkimi shkencor të financohet me 3% të PBB-së, ndërsa ne jemi realisht në 0.06%. Kur kemi një raport të qeverisë që nuk pasqyron realitetin, nuk është i dobët, por i ndërtuar me mashtrim,” u shpreh Boçi.

Deputeti i PD shtoi se opozita ka detyrimin të pasqyrojë situatën reale në vend, duke përmendur edhe probleme në drejtësi dhe klimën për investitorët e huaj.

Ai ngriti akuza edhe për përdorimin e burimeve shtetërore në fushata elektorale nga mazhoranca, duke pretenduar se fonde publike dhe interesa të caktuara ekonomike ndikojnë procesin zgjedhor.

Duke folur për rezolutën e integrimit, Boçi tha se ajo pasqyron qëndrimet e opozitës dhe synon të përcjellë një mesazh për Brukselin se ekziston vullnet politik për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Rezoluta reflekton amendimet dhe shërben si mesazh për Brukselin se opozita ka vullnet për integrimin, pavarësisht propagandës së mazhorancës,” deklaroi ai në News24.

Boçi shtoi se mazhoranca po përpiqet të përdorë qëndrimet e opozitës për të mbuluar problematika të tjera, ndërsa theksoi se procesi i integrimit duhet të bazohet në realitet dhe jo në propagandë politike.

luçiano boçi pd

Lini një Përgjigje