Ilir Alimehmeti ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike dhe procesin për zgjedhjen e kryetarit të partisë, duke theksuar se nuk synon të garojë për këtë post.
Ai deklaroi se një proces me më shumë se një kandidat do ta kishte bërë garën më interesante, por shtoi se nuk kishte dyshim për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së. Sipas tij, zgjedhja e kryetarit është përgjegjësi e anëtarësisë dhe zhvillohet sipas parimit “një anëtar, një votë”, edhe pse ky sistem, sipas Alimehmetit, ka mangësitë e veta.
Alimehmeti tha se në parti ka figura të tjera që mund të kontribuojnë në drejtim dhe se një platformë fituese kërkon punë afatgjatë dhe organizim më të gjerë politik.
Duke folur për emrin e tij në raport me drejtimin e PD-së, ai u shpreh se objektivi i tij politik ka qenë i fokusuar prej vitesh te Tirana dhe jo te drejtimi i partisë në nivel kombëtar.
“Kur është vetëm një kandidat, është rikonfirmim. Se s’ka si të jetë ndryshe. Një garë do të kishte qenë më interesante. Garat për kryetar të opozitës, nuk i nënshtrohen elektoratit, por anëtarësisë së vetë. Është anëtarësia ajo që vendos, një anëtar një votë, për kryetarin. Nuk është sistem perfekt, ka mangësitë e veta. Por kështu është vendosur nga statuti. Më pas elektorati ka të drejtën e vetë brenda një partie që të shohë totalin dhe të marrë vendimet e veta. Ka dhe mendim ndryshe në anëtarësi. Mund të kishte dhe votë në një masë ndryshe. Por se kam pasur dyshim që nuk do të konfirmohej Berisha në krye të PD. Po mendoj se ka dhe figura të tjera. Fitojmë apo jo, kjo është çështje tjetër. Kush është në nivele kryesuese, kryetar degësh, siç patëm zotin Elezi. Për një platformë fituese do të duhej një punë më e gjatë. Nuk po shoh që të jetë dikush që të ofrojë një propozim serioz në këtë aspekt total. E kuptoj dashamirësinë, por duhet të kuptohet dhe ambicia e personit përkatës. Nuk e kam këtë ambicie. Kam tjetër objektiv, e kam treguar qartë me vite. Objektivi im ka qenë i drejtuar drejt Tiranës. Ambicia e kryetarit të PD dhe nesër kryeministër, është tjetër lloj çështje, gare, territorialisht më e gjerë. Mendoj se ka njerëz më të avancuar.”, tha aipër emisionin ‘Kjo javë’.
Duke u ndalur te ashpërsimi i tonëve të Salianjit me Berishën, Alimehmeti tha se nuk e mbështet këtë formë reagimi.
“Ashpërsimi i toneve nuk pozitive. Nuk e mbështes dot këtë ashpërsim. Nuk mendoj se do të kishte problem po të kandidonte. Nuk shihja probleme. Por e vendoste kryesia. A do të kishte një garë? Mendoj se do të kishte, por nuk i plotëson ato kushte. Nuk duhet të shkosh në garë vetëm për një pozicion, por me një ekip për të gjitha pozicionet.”, pohoi Alimehmeti.
Po ashtu Alimehmeti komentoi dhe ‘problemet’ në PD si dhe përballjen me qeverinë ‘Rama’. Ai pohoi se kriza politike në vend zgjidhet me qeveri tranzitore.
Lini një Përgjigje