Një nga pikat kryesore të dokumentit është e drejta e kandidatit për të pasur vëzhgues të përhershëm pranë KOKOE-së. Në udhëzim thuhet se vëzhguesi duhet të caktohet brenda datës 13 maj 2026 dhe duhet të jetë anëtar i Partisë Demokratike
Partia Demokratike ka formalizuar rregullat për procesin zgjedhor të 23 majit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku në garë është vetëm Sali Berisha. Mirëpo nuk është mjaftuar me kaq. Berisha ka kërkuar që të vendosë vëzhguesit e vet në çdo qendër votimi dhe numërimi.
Në dokumentin zyrtar të hartuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), përcaktohen të gjitha procedurat që do të ndiqen gjatë procesit të votimit dhe numërimit.
Sipas udhëzimit , zgjedhjet do të zhvillohen me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë. Procesi në nivel dege do të administrohet nga kryesitë lokale të PD-së, të cilat mbajnë përgjegjësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e votimit.
Një nga pikat kryesore të dokumentit është e drejta e kandidatit për të pasur vëzhgues të përhershëm pranë KOKOE-së. Në udhëzim thuhet se vëzhguesi duhet të caktohet brenda datës 13 maj 2026 dhe duhet të jetë anëtar i Partisë Demokratike. Ai do të ketë akses të plotë në veprimtarinë e komisionit, do të njoftohet për çdo mbledhje dhe mund të paraqesë kërkesa, propozime apo ankesa.
Dokumenti parashikon gjithashtu nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore më 15 maj, ndërsa ajo përfundon 24 orë para ditës së votimit.
Në çdo degë të PD-së do të ngrihen qendra votimi, ndërsa degët do t’i propozojnë KOKOE-së ambientet ku do të zhvillohet procesi. Në selinë qendrore të PD-së do të ngrihet një qendër votimi për degën Tirana 2, ku do të votojnë edhe anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar me banim në Tiranë.
Komisioni i Votimit dhe Numërimit do të përbëhet nga tre anëtarë të caktuar nga KOKOE, si dhe përfaqësues të secilit kandidat. Edhe pse në garë është vetëm Sali Berisha, rregullorja ruan formulimin standard për praninë e përfaqësuesve të kandidatëve në komisione.
Qendrat e votimit do të hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00. Numërimi i votave duhet të nisë jo më vonë se 30 minuta pas përfundimit të votimit dhe do të zhvillohet në prani të anëtarëve të komisionit dhe mediave.
Sipas dokumentit, rezultatet paraprake të zgjedhjeve duhet të shpallen brenda datës 24 maj 2026, pasi KOKOE të administrojë procesverbalet dhe materialet zgjedhore.

Turpi spaska fund dhe Berisha qe ne momente te caktuara te karrieres se tij politike dukej sikur ishte "demokratizuar" po konfirmon qe ngelet,ai Diktator qe nje parti te paster te lindur nga levizja studentore e "vodhi" dhe e shnderroi ne strument per te kenaqur "epshet" e tij politike...kam qene ne rreshtin e pare te levizjes studentore dhe Berisha ishte thjesht i derguari i Ramiz Alise qe me dinakerine qe e karakterizon dhe duke shfrytezuar faktin e te qenurit bashkefshatar me Azem Hajdarin hyri ne PD nga dera e pasme dhe me dhune e presione u ngjit ne maje te saj. Sali Berisha ska as nje lidhje me PD e 1990 por ja qe sot e dominon dhe e perdor si mburoje personale