
Kuvendi ka nisur prej mëngjesit të ditës së sotme debate dhe diskutimet lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por pas sherrnajave paradite, tani vijojnë diskutimet. Mirëpo kanë tërhequr vëmendje disa foto nga seanca. Në një moment shihet se Erion Braçe duke i treguar diçka në celular Pandeli Majkos. Në fakt është një video në TikTok nga zbritja në pistë i limuzinës së Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, bëri një xhiro me makinën presidenciale, përgjatë pistës së garës në Daytona International Speedway të dielën, pak para garës Daytona 500.
I shoqëruar nga mbesa, Trump përshëndeti pilotët e garave dhe tifozët në pistë, duke u pritur me brohoritje, ndërsa gjatë parakalimit të tij në pistë, makina e tij u ndoq nga makinat e garave, të vëna në rresht.
Daytona 500 është një garë me gjatësi 500 milje (805 kilometra) e serisë NASCAR Cup, e cila zhvillohet çdo vit në Daytona International Speedway në Daytona Beach, Florida.
Lini një Përgjigje