Botërori është në ditë pushimi këtë të mërkurë, por emocionet rikthehen nga nesër me ndeshjet çerekfinale. Në këtë fazë do të përballen Franca me Marokun, Spanja me Belgjikën, Norvegjia me Anglinë dhe Argjentina me Zvicrën.
Përveç garës për një vend në gjysmëfinale, disa prej yjeve të turneut do të duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi rrezikojnë pezullimin në rast se ndëshkohen me karton të verdhë. Mes futbollistëve që ndodhen në këtë situatë janë Majkëll Olize, Xhud Belingam, Granit Xhaka dhe Ashraf Hakimi, si edhe emra të tjerë.
Maroku paraqitet me situatën më delikate, pasi pesë lojtarë të tij janë vetëm një karton larg pezullimit. Anglia ka katër futbollistë në rrezik, ndërsa Franca dhe Zvicra nga tre secila. Të gjitha kombëtaret çerekfinaliste kanë të paktën një lojtar që mund të humbasë gjysmëfinalen nëse ndëshkohet në sfidën e ardhshme.
Megjithatë, ekziston edhe një lajm pozitiv për ekipet. Pas përfundimit të çerekfinaleve, kartonët e verdhë fshihen, çka do të thotë se kjo është ndeshja e fundit në të cilën futbollistët duhet të kenë kujdes për të shmangur një pezullim të mundshëm.
Lojtarët që rrezikojnë gjysmëfinalen e Botërorit:
Zvicra: Xhaka, Zakaria, Muheim
Argjentina: Montiel
Belgjika: Mekele
Spanja: Torres
Franca: Barkola, Kone, Olize
Maroku: Halhal, Hakimi, Ounahi, El Khanus, Diop
Norvegjia: Nusa
Anglia: Rajs, Guei, O’Rajli, Belingam
Lini një Përgjigje