TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 17:46

“Noc Rrokun u keni dhënë shqiptarëve”, Korreshi shpërthen në akuza: Nuk marrin dot pronat, legalizimet për vota!

Shkruar nga Pamfleti

“Noc Rrokun u keni dhënë shqiptarëve”, Korreshi

Deputeti demokrat Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, trajtoi problematikën e pronave, çështjen e bujqësisë dhe gjendjen e varfërisë e demografisë në vend.

Sipas Korreshit, sot është e pamundur të marrësh legalizim për pronën, pasi ato jepen në mënyrë selektive dhe përdorën për zgjedhjet.

“Flasim për pronat në Shqipëri, ku asnjë nuk e ka marrë pronën në kaq vite. Nuk marrë dot unë pronën ku kam lindur, jo pronën e gjyshit. Bëni legalizime ju, po, por i bëni selektive. I bëni për votat. E bëtë si në Himarë, u bë për të marrë votat”, tha Korreshi.

Deputeti i PD-së kujtoi edhe gjendjen e mjerueshme të fshatit, duke përmendur disa nga njësitë dhe fshatrat e Lushnjës.

Bujqësia përtokë, fermeri përtokë, produktet e fermerëve hodhën se çmimet kanë rënë, si lulelakra nga 2 mijë lekë ka shkuar në 200 lekë dhe bujqit i hedhin. Varfëria është rritur. Çfarë rilindët ju? Rilindët varfërinë? Bujqësinë? Në lokale hyn dhe gjen 3 burra, gjen vetëm pleq, mosha e tretë, fshatrat janë boshatisur”, shtoi deputeti.

Teksa foli për çështjen e votës së emigrantëve, theksoi se po bëhet gjithçka nga qeveria vetëm për t’i marrë këto vota me presione.

Do kërkoni votën e Diasporës, të kujt? Të atyre që larguat nga vendi? Ju jeni deputetë, të hiqni edhe nga puna. Keni 12 vjet që i tregoni Noc Rrokun shqiptarëve. Atë i keni dhënë!”, përfundoi Korreshi.

Lini një Përgjigje