
Ish-deputeti Dashnor Sula duke folur në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, sa i takon zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës dhe paaftësisë së PD-së për t’u organizuar për, shpërtheu në akuza ndaj drejtuesve të saj.
Sula akuzoi Berishën se në vend që të hapte partinë për emra të rinjë, ai riktheu të vjetrit dhe përzuri ata më të votuarit.
“Edi Rama në 2013 vendosi lista të fortësh, njerëz të caktuar që interesonte të merrte pushtetin. Në 2017 po listë gangsterrësh. Në 2021-shin, PD-ja kishte listën prap më të mirë, edhe në 2013 edhe në 2017. Çuditërish në 2025, PD-ja bëri regres. Nuk po them që vendosi gangstera, njerëz të fortë apo trafikantë. Por riktheu figura të vjetra, njerëz që nuk kanë votë. Prishi sitetmin e garës dhe duke prishur sistemin e garës, një pjesë aty nuk marrin votën e familjes. Të babës nënës, xhajës, hallës së vet, sepse janë arrogantë. Fikin telefonin dhe ikin me pushime. I bien qylit. Të jesh poltikan do të thotë të jesh non stop 24-orë, telefoni i pafikur për qytetarët. Nga 11 maji, më gjej një të opozitës që ka dalë të bëjë mbledhje në terren me grup seksionet. Mazhoranca mirë keq, i mbledh, propagandë, propagandë. Ça bën ti si opozitës? Ti kthen figurat që i nuk i duan qytetarët. 2021-shi ishte një njësi matëse për ne demokratët, sa vota kshim, sa na donin demokratë dhe qytetarët. Ti ke drjetues të lartë të PD-së, Flamur Noka, me 2 mijë vota. Albana vokshi me 1 mijë vota dhe 600 vota. Turp”, tha Sula për emsionin “Të Pashoq”.
Lini një Përgjigje