TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2025, 21:10

“Partitë e vogla u futën në xhepin e Berishës”, Alibeaj: Opozitën e kontrollon Rama

Shkruar nga Pamfleti

“Partitë e vogla u futën në xhepin e Berishës”,

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës aktuale, duke e cilësuar si të “kontrolluar” dhe pa vullnet real për ndryshim politik.

Alibeaj u shpreh se Shqipëria sot ndodhet nën një regjim autokratik të ngritur nga kryeministri Rama, i cili, sipas tij, ‘nuk përdor dhunën, por blen dhe shkëmben interesa’.

“Sot jetojmë në një regjim autokratik, ngritur në piedestal nga Edi Rama. Ai ua njeh mirë të metat atyre që i konsideron si kundërshtarë. Opozita duhet të jetë krejt ndryshe nga Rama, por sot ajo është në pazar”, deklaroi Alibeaj.

Alibeja shtoi se humbja e opozitës në zgjedhjet e 11 majit nuk lidhet vetëm me manipulimet e mazhorancës, por me mungesën e përgjegjësisë dhe sinjaleve të reja politike.

“Kemi një opozitë të kontrolluar dhe në këtë grup hyjnë edhe forcat e vogla që morën mandate të vetme. Kur iu dha mundësia të tregonin se janë ndryshe, u futën në xhepin e Sali Berishës. Duopoli Rama–Berisha është e keqja më e madhe që ka bllokuar çdo zhvillim politik në vend”, tha Alibej për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje