TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2025, 16:08

Klevis Balliu: Qytetarët lëvizin të armatosur, Koçiu dhe Proda bëjnë propagandë

Shkruar nga Pamfleti

Klevis Balliu: Qytetarët lëvizin të armatosur, Koçiu dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se Shqipëria po përmbytet nga krimi ndërsa Ministrja e Brendshme Albana Koçiu është e zënë me propagandë.

Balliu ngriti alarmin për përkeqësimin e gjendjes në vend, duke akuzuar Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit se janë kthyer në bashkëpunëtorë të krimit.

Deputeti tha se situata ku qytetarët e armatosur që qarkullojnë të lirë dhe pa kontroll, është e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s.

Sipas tij, ky është edhe shkaku pse Ministria e Brendshme shmang me ngulm raportimin para Komisionit të Sigurisë, duke refuzuar të japë llogari për situatën alarmante në terren.

“Ndërkohë që krimi po shkatërron Shqipërinë, Ministria e Brendshme merret me propagandë. Si pasojë, siguria në vend ka rënë ndjeshëm.

Prej kohësh, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë kthyer nga garantë të rendit në bashkëpunëtorë të krimit.

Si është e mundur që në një shtet anëtar të NATO-s, kaq shumë qytetarë të armatosur qarkullojnë të lirë, pa asnjë kontroll nga institucionet e rendit?

Këto janë pikërisht arsyet pse Ministria e Brendshme i shmanget me ngulm thirrjes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, për të dhënë llogari mbi situatën alarmante të sigurisë publike në vend”, shkruan Balliu.

 

Lini një Përgjigje