TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2025, 20:39

Vrasja në Manëz, Alibeaj: Nëse kontrollon makinat luksoze në Tiranë, gjen armë me plumb në gojë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Manëz, Alibeaj: Nëse kontrollon makinat luksoze në

Demokrati Enkelejd Alibeaj ka fajësuar qeverinë për gjendjen e sigurisë në vend, e cila çdo ditë po shënon viktima, qoftë dhe për një filxhan kafeje.

Alibeaj u shpreh se po të dalësh sot e të ndalosh makinat luksoze që kalojnë në bulevard do gjesh njerëz të armatosur. Sipas tij, shteti ka shpërfillur totalisht shoqërinë.

“Mjafton të dalësh në bulevard dhe të ndalosh makinat lukzose dhe do gjesh armë me plumb në gojë të gatshëm për ta shkrepur edhe për kafenë. Jemi në far west mungon shteti, ligji dhe institucionit. Shteti është i pandjeshëm. Shoqëria është lënë në shpërfillje. Kur shteti mungon dhuna ngre krye. Është një depresion i madh”, tha Alibeaj për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje