TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2025, 19:35

Gara për Tiranën, Alimehmeti: Binaj ka aleatë njerëzit e thjeshtë, Manastirliu hyn dhe del në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, Alimehmeti: Binaj ka aleatë njerëzit e

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka bërë një krahasim mes dy kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës, Florian Binajn dhe Ogerta Manastirliun.

Alimehmeti u shpreh se Binaj ka aleatë njerëzit e thjeshtë, teksa Manastirliu “që hyn e del në SPAK”, ka krah saj të njëjtët njerëz si ajo, që po ashtu kanë probleme me drejtësinë.

“Binaj ka aleat njerëzit, ndërkohë që një kandidate që hyn e del nga SPAK ka në krah njerëz që hyjnë e dalin në SPAK. Ata do mbështesin njerëzit e tyre. Do i dalë koka dhe këtyre. Kishte ç’kishte Erion Veliaj, pa u bërë kryetar bashkie nuk kishte probleme me drejtësinë. Ndërsa këta pa u bërë fare, ne kemi kandidate një zonjë që ka probleme me drejtësinë kaq”, tha Alimehmeti për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje