TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 21:43

Arrestimi i paprecedent i avokatit Barjami, Koka në “Të Pashoq”: Drejtësia është kthyer në instrument dhune dhe presioni

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i paprecedent i avokatit Barjami, Koka në “Të

Çështja e arrestimit të avokatit, Ulian Barjami pas një konflikti me prokurorin në sallën e gjyqit në Elbasan, ishte tema e parë e diskutimit në emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t.

Duke folur për këtë rast të paprecedent, gazetari Bledian Koka deklaroi se ky është fryti i një drejtësie të deformuar. Sipas Kokës, kjo drejtësi, në pamundësi për të qenë ajo që ishte premtuar është kthyer në instrument dhune dhe presioni në duart e atyre që e drejtojnë.

“Ngjarja e Elbasanit vjen në kuadrin e një serie ngjarjesh që po tregojnë se drejtësia nuk po i përgjigjet më asaj që duhet të jetë. Pra, një drejtësi e pavaruar e pa anëshme dhe e efektive. Problemi i drejtësisë është se kjo ngjarje e Elbasanit vjen 2 javë pasi në sallën  e gjyqit u vra një gjyqtarë. Pra ngjarja në drejtësi, është produkt i një dhune dhe presioni që drejtësia e ushtron tek të gjithë. Te avokatët, te politika  dhe nuk e jep fare te qytetarët. Dhe këto janë të gjtha momente ku njerëzit që marrin vesh dhe drejtojnë, duhet të kuptojnë diçka; se ky është një sistem që po ra besimi te drejtësia, ka rënë shteti. Dhe unë mendoj se jami në këto përmase. Një drejtësi që dështoi pas premtimeve të mëdha dhe që tashmë ka përfunduar si një mashë dhe mekanizëm presioni tek ata që e zotërojnë”, tha Koka në “Të Pashoq”.

Lini një Përgjigje