TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 21:36

Altin Sinomati porositi atentatin ndaj tij? Përgjigjet gazetari Ranucci

Shkruar nga Pamfleti

Altin Sinomati porositi atentatin ndaj tij? Përgjigjet gazetari Ranucci

Gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci ka folur lidhur me atentatin që ju bë pak ditë më parë, duke u ndalur te aludimet se pas tij fshihen grupet shqiptare.

I pyetur nëse shqiptari i ekstraduar nga Italia, Altin Sinomati është porositi i atentatit ndaj tij, Ranucci shprehet se më herët ka marrë mbrojtje nga shteti pasi një narkotrafikant kishte urdhëruar bandat shqiptare që ta vrisnin.

Gazetari theksoi se nuk ka ndonjë mesazh apo mesazh material nga mafia shqiptare teksa shtoi se nuk mund të ketë lidhje të rasteve të mëparshme me atentatin ndaj tij.

“Siç thashë në nuk kemi elementet për të qenë se ky akt ka lindur nga bandat kriminale shqiptare.

Unë për shembull kam marrë masa mbrojte një zotërues nga burgu i Padovës, një narkotrafikant lidhur me mua Ndragheta kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë duke iu kërkuar të më vrisnin mua.

Unë kam marrë masa nga shteti dhe unë nuk kam pasur mesazhe materiale nga ana e mafies shqiptare. Çdo do ishte shumë hipotetike e njëjtë ne asnjë fakt”, u shpreh ai për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje