TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 18:25

Gara për Bashkinë Tiranë, Zekthi: PD në situatë të sikletshme, Manastirliu besnike e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Bashkinë Tiranë, Zekthi: PD në situatë të

Analisti Fitim Zekthi ka folur lidhur me garën për kreun e Bashkisë Tiranë. Ai u shpreh se kandidatja e PS Ogerta Manastirliu është një zyrtare besnike ndaj kryeministrit Rama, ndërsa Florian Binaj nuk ka një karrierë politike.

Zekthi tha gjithashtu se Rama është kamufluar nën umbrellën e Manastirliut, ndërsa sipas tij disavantazhi i Binajt është se nuk bind se ka energji politike.

“Binaj mund të jenë njeri i mrekullueshëm. Por nuk besoj se politika mund të bëhet me njerëz që nuk kanë mendim politik. Çfarë pikëpamjesh kanë për rendin taksat ndarjen e pushtetit, vendor, për arkitekturën.

Manastirlliu është socialiste e thekur. Profili i saj është një zyrtare e thekur tek zoti Rama. Kryebashkiaku real do të jetë Rama, por jo Manastirliu.

PS nuk ka nxjerrë në garë Manastirliun, por ka nxjerrë Ramën i kamufluar nën umbrellën e Manastirliut.

PD ka për të kaluar këtë situatë të sikletshme. Kjo sëmundje e PD është shfaqur edhe në bashkitë e tjera. Binaj nuk vjen nga një karrierë politike që të bindë që ai ka energji politike. Në fund të fundit çfarë është politika. Është të kesh ide politike më të mira për kundërshtarit”, tha Zekthi për “News 24”.

Lini një Përgjigje