
Pas një pritjeje tre mujore, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot 42 gjyqtarë të rinj në 11 gjykata të vendit, në një përpjekje për të mbushur boshllëqet e mëdha që ka shkaktuar vettingu në sistemin gjyqësor shqiptar. Emërimet janë bërë që më 31 korrik, por vetëm sot është bërë shpërndarja konkrete, ndërsa ceremonia e betimit pritet të zhvillohet nesër.
Gjyqtarët e rinj janë shpërndarë në qytetet Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Sarandë, Shkodër, Vlorë dhe Lushnjë. Numri më i lartë i emërimeve është në Elbasan dhe Fier me nga 7 gjyqtarë secila. Gjykata Administrative e Lushnjës përfiton gjithashtu 7 magjistratë, ndërsa qytete të tjera si Saranda, Gjirokastra dhe Kukësi marrin vetëm nga 1 ose 2 gjyqtarë.
Pavarësisht këtij përforcimi të pjesshëm, bilanci mbetet i zymtë. Aktualisht, vetëm 307 gjyqtarë janë efektivisht në detyrë nga 417 që kërkohen sipas organikës. Situata më alarmante është në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë 78 gjyqtarë, por edhe pas këtyre emërimeve, mbeten ende 67 vende bosh në të gjithë sistemin.
Përballë një sistemi drejtësie që funksionon me më pak se 70% të kapacitetit, këto emërime janë vetëm një hap i vonuar drejt rikuperimit. Nëse mungesat nuk mbushen me ritme më të shpejta, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me vonesa të pajustifikueshme në marrjen e drejtësisë.
Emrat e emëruar
· znj. Ilva Hamzaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
· znj. Enxhi Konini në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
· z. Denis Frroku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
· z. Artur Prenga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
· znj. Dorina Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
· z. Embro Ahmetaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
· z. Klaudio Gica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
· z. Bruno Hoxha në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
· z. Etien Isak në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
· znj. Drenica Demiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
· znj. Lorela Kadra në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
· z. Enea Sheqi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
· znj. Ilda Shebegu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
· znj. Renata Kocaqi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
· z. Artili Mandro në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
· znj. Elisabeta Nezaj (Muja) në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
· znj. Migena Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
· z. Artenis Hysi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
· znj. Majlinda Myftaraj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
· znj. Elidjana Bregu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
· z. Taulant Liço në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
· znj.Valentina Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
· znj. Bora Shaholli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
· znj. Migena Kurti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
· znj. Kejsi Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
· znj. Eueda Toska në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
· z. Alfred Vokrri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
· znj. Elkida Olldashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
· z. Emiljano Hajna në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
· znj. Zamira Lila në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
· znj. Ketjona Kaçupi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
· z. Albert Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
· znj. Ermira Shkreta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
· znj. Jola Sado në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
· znj. Laida Dyrmishi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
· z. Ferdi Grapshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
· znj. Suzana Cena në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
· znj. Elarinda Xhindi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
· z. Gentjan Sallahu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
· z. Donald Kota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
· z. Arnaldo Biçoku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
· znj. Romena Qamo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Lini një Përgjigje