TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 15:22

Cili është fati i Vis Martinajt? Babai i tij kërkesë në gjykatë të shpallet zyrtarisht i zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Cili është fati i Vis Martinajt? Babai i tij kërkesë në

Prej tre vitesh nuk dihet asgjë mbi fatin e Martinajt... 

Babai i Ervis Martinajt ka kërkuar që djali i tij të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

Mustafa Martinaj ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Lezhës, ku kërkon prej saj të bëhet shpallja i zhdukur i djalit.

Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë   shpalljen të zhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur në  Burrel dhe  banues  në  Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin”, thuhet në kërkesë.

Vis Martinaj rezulton i zhdukur prej afro 3 vitesh. Ishte po babai i tij, i cili bëri kallëzim në vitin 2022 mbi zhdukjen e djalit. 

Për fatin e një personazhi jo të zakontë, të ashtëquajtur “Mbreti shqiptar i lojërave të Fatit”, nga data 11 gusht prokuroria ka regjistruar edhe një vepër penale për “rrëmbim personi”.

Në të gjithë këtë histori, ato që nuk kishin si të mungonin, janë padyshim, teoritë konspirative. Një ndër to është edhe ekzistenca e një video, në pamjes e së cilës shfaqet trupi i copëtuar i Ervis Martinaj.

I pari që u mor në pyetje nga hetuesit për zhdukjen e Ervis Martinajt ishte babai i tij, Mustafa Martinaj. Ai tha se kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur një mesazh nga Dubai.

Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.

Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Nuredin Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi im i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale”, ka thënë para hetuesve Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj.

Mbështetur në dëshmitë e familjarëve grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen. Ky person doli edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit që tha se ka qenë objektiv i shënjestrës së Martinajt. Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”, është shprehur Dokle.

Duket se misteri do të vijojë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje