TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 15:24

Krimi në Durrës, Softa: Të merren masa të menjëhershme për zhdukjen e armëve pa leje

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Durrës, Softa: Të merren masa të menjëhershme

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me vrasjen e dyfishtë në Durrës. Ai u shpreh se armët duhet të dorëzohen vullnetarisht dhe më pas të ketë një kontroll masiv për ata që nuk i dorëzojnë.

Ai u shpreh se rastet e krimeve të fundit në vend janë alarmante teksa shton se forca e ligjit duhet të veprojë pa asnjë dallim.

Nga ana tjetër, Entela Binjaku thotë se shoqëria jonë po bëhet gjithnjë e më impulsive e agresive, ku fjalët dhe debatet më elementare po zëvendësohen nga arma.

Sipas saj, duhen programe sensibilizuese, edukim dhe fushata kundër agresivitetit, për të frenuar normalizimin e dhunës në përditshmëri.

Përplasja me armë në Durrës pas një konflikti për ekspresin e kafesë ku u vranë dy persona, është një tregues i qartë që sherret edhe më banale marrin jetë njerëzish nëse armët pa leje janë në duart e tyre.

 

Lini një Përgjigje