Gazetari italian flet për mediat shqiptare...
Gazetari investigativ i RAI-t, Sigfrido Ranucci, ka folur sot mbi atentatin që ju bë pak ditë më parë, duke u ndalur te aludimet se pas tij fshihen grupet shqiptare.
Ai foli për “Now” në Euronews Albania, duke treguar detaje nga sulmi, por u pyet dhe mbi zërat se ka gisht Artur Shehu apo persona të tjerë të lidhur me grupet shqiptare. Vetë gazetari u deklarua skeptik mbi përfshirjen e shqiptarëve, pasi sipas tij, ai i ka denoncuar vite më parë dhe nuk ka pasur arsye që të hakmerren tani.
-Si ndodhi sulmi ndaj jush?
Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kile lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert; ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi; për fat, nuk i ndodhi asgjë. Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë. Kjo është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose domethënia. Është vendosur në një pikë ku unë kaloj shpesh. Mesazhi që ndoshta ata duan të japin është se mund të të qëllojmë ty në çdo moment. Qëllimi është të na trembin ne, por ky është një mision i pamundur.
-Si i shihni raportimet se janë të përfshira grupet shqiptare? A mendoni ju se sulmi lidhet me ta?
Unë në këto momente nuk kam asnjë provë për ta thënë këtë. Më duket e çuditshme që një akt i tillë të jetë bërë pas 1 viti nga ato investigime që kemi bërë, sepse do të rihapej ajo temë. Nuk besoj se mafia shqiptare është kaq idiote për të hapur çështja të vjetra. Nuk kam ide të qartë se pse ka ndihmuar ky veprim. Por mund të ketë të bëjë me investigime që e kemi bërë ose mesazh që nuk më është drejtuar mua, por dikujt tjetër përmes meje. Por kjo ka nevojë për një analizë më të vëmendshme.
-Pra ju thoni që Artur Sheu, që ju e keni përmendur në investigime, nuk ka lidhje?
Unë nuk kam asnjë element për ta vërtetuar këtë fakt dhe do thosha diçka të pabazë. Nuk kam asnjë arsye për të menduar se ky akt lidhet me të.
-Si është e vërteta e kërcënimeve që kemi marrë pas qendrave në Gjadër?
Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë i kontaktuar nga disa eksponentë të një karteli meksikan që kishin biznese me narotrafikantët shqiptarë. Kjo ka qenë në mesazhet që i kemi dorëzuar prokurorisë në Romë dhe janë në hetim.
Lini një Përgjigje